Skandali në Dibër/ Babai i kandidatit të PS, Murat Dani dhe mbështetësit e tij, dhunë barbare mbi kreun e forumit PD!

70
Sigal

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Bashkinë e Bulqizës, ditën e djeshme  në një takim elekotral të Partisë Demokratike, në Ostren të Bulqizës.

Mziu denoncon dhunën e ushtruar, ku Jeton Dani babai i kandidatit të PS, Murat Dani dhe mbështetës të tij kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.

Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë.

Mziu i ka bërë thirrje SPAK të nisë hetime të menjëhershme dhe të sekuestrojë pamjet filmike të zonës.