Ilir Meta : Apel Kuvendit që të verifikojë shëndetin mendor të Ramës dhe testin e drogës, po sulmohen të drejtat e njeriut

255
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i bëri thirrje Kuvendit të verifikojë shëndetin mendor të Kryeministrit Rama dhe të marrë masa për t’i bërë atij, testin e drogës. Ilir Meta zhvilloi një konferencë shtypi në të cilën ndër të tjera tha “Akti i sotëm ishte demonstrim total i shkatërrimit të shtetit ligjor, ku edhe vendimet që këta i kanë miratuar vetë, madje edhe projektet që i kanë ideuar vetë pikërisht atje, nuk kanë asnjë vlerë përballë çmendurisë skizofrenike të Edi Ramës në panik. Është emergjente që Kuvendi i Shqipërisë të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të tij dhe gjithë evoluimin e kartelave të tij psiqike. Jo vetëm kaq, port të merren masa edhe për t’i bërë testin e drogës dhe të përdorimit të substancave narkotike, pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë edhe dëme të tjera më të mëdha përsa i takon interesit kombëtar, publik dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë.” Ish-Presidenti Ilir Meta ka ngritur një pikëpyetje të fortë sot para medias se pse qeveria nuk dërgon IKMT –në edhe tek inceneratorër, duke marrë shkas nga argumenti qesharak siç e cilësoi, që u nxor për të bërë shembje në resortin në bregdet: Mosplotësim i kushteve të lejes së dhënë. “Pyetja është, – tha Meta, – po pse nuk shkon IKMT edhe tek inceneratori i Tiranës që e ka lejen me kusht?! Sepse është monumenti më i madh i korrupsionit me letra deri tani në këtë vend që ka si arkitekt, ideator dhe përfitues kryesor Edi Ramën, jo vetëm që i plotëson të gjitha kushtet, vjedhjen e taksave, por edhe evazionin fiskal, që është depozituar si padi në SPAK dhe këto janë standartet ligjore, që ndjek band qeveria e Edi Ramës”. Ilir Meta tha në një konferencë shtypi se shembja e resortit të mirënjohur Prestige, është akt terrorist ndaj medias së lirë, ndaj lirisë së pronës, ndaj turizmit dhe ndaj shtetit ligjor. “Është gjithashtu akt terrorist ndaj lirisë së pronës dhe sipërmarrjes në këtë vend, ku ato që nuk janë të lidhura me Edi Ramën dhe familjen e tij, vuajnë për të përballuar aktivitetin e tyre dhe mbijetuar vështirësive.” Meta shtoi se shembja është një akt terrorist që dëmton turizmin në kulmin e tij dhe po ashtu, godet edhe shtetin ligjor, pasi nuk merr parasysh vendimet shtetërore, lejet zyrtare, që janë dhënë për objektin: “Akti i sotëm ishte demonstrim total i shkatërrimit të shtetit ligjor, ku edhe vendimet që këta i kanë miratuar vetë, madje edhe projektet që i kanë ideuar vetë pikërisht atje, nuk kanë asnjë vlerë përballë çmendurisë skizofrenike të Edi Ramës në panik.”