Kryeministri shpërblen deputetin opozitar për shërbimin që po i bën Rilindjes

566
Sigal

Mbështetja e dhënë në parlament dhe në lojërat politike ndaj Ramës, ka bërë që deputetët të cilët e mbajnë veten për në opozitë, të nisin të shpërblehen. Kështu ka ndodhur me deputetin e ‘opozitës’ Edmond Stojku. Vetëm 2 ditë më parë drejtoresha e Tatimeve, Dalina Ibrahimaj ka vendosur të emërojë si përgjegjës të sektorit të Pastrimit të Parave në Tatimeve, Edar Stojkun. Stojku është djali i deputetit gjoja opozitar, Edmond Stojku, i cili nuk ka lënë asnjë nismë në Kuvend të Edi Ramës pa mbështetur. Kështu që mbështetja e dhënë në Kuvend për Ramën, është shpërblyer duke i emëruar djalin në një post të rëndësishëm në Tatime.