Ilir Allkja : Durrësi pa identitet

220
Sigal

Durrësin e kam takuar për herë të parë në shkurt të vitit 1970 dhe që ath nuk e kam braktisur kurrë.

Ndjej revoltë që qyteti më i bukur i jetës time është shkatërruar e përçudnuar kaq keq nga rilindasit sa pothuaj është i pabanueshëm!

Pallatet shumëkatëshe që përveç se asgjesuan lulishtet e Durrësit por dhe kanë ngjallur pasiguri në një zonë me sizmicitet të lartë.

Plehra kudo, ajër i ndotur, kanalizime që nuk funksionojnë asnjëherë nqs bie shi.

Rrugë që ndërtohen e prishen çdo vit, ngushtohen pambarimisht në mënyrë që tjua bëjnë jetën sa më të padurueshme banorëve të mbetur!

Zonat arkeologjike janë përdhunuar, betonuar. Torra Veneciane , e cila gjendej në cdo guidë turistike, është suvatuar nga brenda. Sheshi i vjetër i qytetit u shkatërrua ndërsa shatrivani 88 vjeçar u asgjësua.

Durrësit po i shkatërrojnë jetën, fizionominë, identitetin!

Durrësit duhet ti kthehet jeta , durrsakët duhet të kujtojnë se kanë votuar sistematikisht kandidatët e partisë socialiste, (Arqile Gorea ka qenë i vetmi kryetar bashkie i PD) dhe se SOCIALISTËT e kanë keqpërdorur skajshëm votën, pushtetin.

Durrësi i shkatërruar më shumë nga pushteti se sa nga tërmeti, është sot një akuzë e drejtpërdrejtë ndaj partisë socialiste, dhe sektit famëkeq të saj, RILINDJES!