SPAK pas përgjimeve të “Ndranghetta”-s : Do komunikojmë të hënën me autoritetet italiane

313
Sigal

Pas publikimit të përgjimeve të të grupit italian mafioz të ‘’Ndrangheta”-s, SPAK ka pohuar se do të komunikojë të hënën me prokurorinë italiane.

Në një deklaratë, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, tha se “hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali” dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri “do të vendosim pasi të komunikojmë me palën italiane.”

Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.

E gjithë skema e pastrimit të parave të mafias italiane në Shqipëri dyshohet se kap vlerën e 250 milionë eurove.