Ilda Zhulali: Mos lejoni propagandën t’ju gënjejë dhe t’ju vjedhin

168
Sigal

 

Dilni të protestoni, jemi në krizë mos lejoni propagandën t’ju gënjejë

Vendosi emrin që ka:

Kur refuzon të japësh llogari duke i mbyllur gojën gazetarit quhet çensurë, jo riedukim.

Kur shqiptarët braktisin vendin quhet shpopullim, jo globalizëm.

Kur pronat publike ia fal miqve quhet vjedhje, jo investim strategjik.

Kur shqiptarët shpenzojnë pjesën më të madhe të rrogës vetëm për ushqim quhet varfëri, jo ‘Shqipëria që duam’.

Kur ke majmur llogaritë bankare të të dyshuarve të zakonshëm quhet korrupsion kronik, jo pastrim plehrash.

Kur fton çantat me miliona euro të parakalojnë në pedonalen kufitare quhet pastrim parash, jo kontribut diaspore.

Kur çmimet rriten dhe pensionet dhe rrogat mbeten vendnumëro quhet krizë, jo kazan-muhabet.

Kur rrugës për Europë ‘do t’i biesh nga Kina quhet Ballkan pazar, jo ‘peng i Berlin Procesit’.

Kur kërkon llogari ndaj atyre që të kanë marrë votën quhesh shqiptar, jo zdroms.

Kur shpreh revoltën kundër keq-qeverisjes quhet protestë, jo militantizëm.