Ikin këshilltarët e LSI-së, ironizon Panariti: Lakror “mercenarësh”

650
Teksa kryetarja LSI-së Monika Kryemadhi i ka quajtur largimet e këshilltarëve të partisë saj drejt PS-së, si e drejtë e kujtdo të shkojë ku të dojë, një tjetër reagim vjen nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Ai i quan “lakror mercenarësh në tepsinë e ndryshkur të Rilindjes”, këshilltarët e larguar, referuar së fundmi atyre në këshillin bashkiak të Devollit. “Lakror “mercenarësh” në tepsinë e ndryshkur të Rilindjes???!!! Tre anëtarët e këshillit Bashkiak të Devollit, përkatësisht përfaqësues të Demokracisë Sociale, Partisë Social Punëtore dhe PDRE largohen nga LSI?!!…Çfarë karagjozllëku!! Sa për kryetarin, ai është blerja e radhës me presion vendi pune, me arsyetimin të mbrohemi nga rreziku rus i opozitës…. Kur të mbarojë teatri do t’u japim dhe statistikat”, shkruan Panariti.
Sigal