Ikin italianët, vijnë iranianët

687
Sigal

INSTAT/ Mbi 14.162 të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar dhe punuar gjatë vitit 2018, ku numrin më të madh e kanë shtetasit nga Irani, Siria, Pakistani, Iraku, Palestina, Algjeria dhe Maroku. Shumica e tyre pasi kanë hyrë klandestinë në Shqipëri kanë kërkuar azil dhe lidhje martesore. Kjo ka bërë që evropianët dhe bizneset e tyre të largohen nga vendi ynë

14 mijë të huaj zgjedhin Shqipërinë për të jetuar e punuar

Në 2018-n vijnë iranianët, “ikin” italianët

Janë mbi 14 mijë të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri. INSTAT raportoi se në 2018, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14.162 banorë, duke shënuar rritje me 9,7 %, krahasuar me 2017. Numri i  të huajve rezidentë, në vitin 2018, përbëhet nga 9.203 meshkuj, duke shënuar rritje me 9,9 % krahasuar me 2017, dhe 4.959 femra duke shënuar rritje me 9,6 % krahasuar me 2017. Të huajt me origjinë nga Evropa, gjatë vitit 2018, janë 8.212 dhe përbëjnë 58,0 % të të huajve gjithsej kundrejt 59,2 % që përbënin në 2017.  Në vitin 2018, arsyet kryesore të lejeve të qëndrimit janë arsyet për punësim dhe bashkim familjar, të cilat së bashku zënë 72,4 % të arsyeve të të huajve rezidentë gjithsej. Janë evidentuar 6.893 të huaj të parregullt, ku pjesën më të madhe të tyre, 44,8 % e zënë të huajt me origjinë nga Siria. Gjatë 2018, rezultojnë 4.386 azilkërkues në Shqipëri, ku pjesën më të madhe të tyre, 49,0 % e zënë të huajt me origjinë nga Siria. Në 2018, rezultojnë 345 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 9,2 %, krahasuar me vitin 2017. Personat të cilët kanë humbur shtetësinë shqiptare gjatë vitit 2018, janë 640, duke pësuar rënie me 1,7 %, krahasuar me vitin 2017.

Të huajt në Shqipëri, kryesuan iranianët, në 2018

Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2018, përbën rreth 0,5 % të popullsisë rezidente. Gjatë 2018, numri i të huajve rezident përbëhet nga 9.203 meshkuj dhe 4.959 femra. Meshkujt zënë 65,0 % në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri. Piramida e të huajve rezidentë në Shqipëri pasqyron qartë një disbalancë gjinore, dhe femrat kanë një moshë relativisht më të re se meshkujt. Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2018, është 9.090 aplikime, duke shënuar një rritje me 0,7 %, krahasuar me vitin 2017. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Irani, Italia dhe Kosova përbëjnë 63,8 % të aplikimeve gjithsej në 2018. Aplikimet nga Irani ishin 13% më të larta në 2018, në raport me një vit më parë. Ndërsa në rënie ishin aplikimet nga italianët, me tkurrje rreth 4%.

Të huajt në Shqipëri sipas kontinenteve

Të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri sipas vendit të origjinës në 2018, kryesohen nga vendet e Evropës, të cilët zënë 58,0 % të të huajve gjithsej. Të huajt me origjinë nga Evropa janë 8.212, duke shënuar një rritje me 7,5 %, krahasuar me 2017. Të huajt me origjinë nga Azia janë 4.022, duke shënuar një rritje me 11,2 %, krahasuar me 2017. Të huajt me origjinë nga Amerika, Afrika dhe Oqeania janë 1.928, duke pësuar një rritje me 16,8 %, krahasuar me 2017.

 Të huajt e parregullt

Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm rezultojnë 6.893 persona në 2018, kundrejt 1.049 personave në 2017. Të huajt e parregullt sipas vendit të origjinës në 2018, kryesohen nga vende si Siria me 3.089 persona, Pakistani me 1.246 persona, Iraku me 671 persona, Palestina 395 persona, Algjeria 378 persona, Maroku 344 persona dhe 770 persona nga vende të tjera.

Azilkërkuesit në Shqipëri

Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezultojnë 4.386 persona në 2018, kundrejt 309 azilkërkuesve në 2017. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve në 2018, kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria, me 2.150 azilkërkues, nga Pakistani 645 azilkërkues, nga Iraku 447 azilkërkues, nga Palestina me 292 azilkërkues, nga Algjeria me 227 azilkërkues dhe nga Maroku 227 azilkërkues. Gjatë 2018, rezultojnë 16 vendime pozitive për dhënie të statusit të refugjatit dhe statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, ku shumica e tyre vijnë nga vende si Palestina. Gjatë 2018, rezultojnë 78 vendime pezullimi dhe pushimi për azilkërkuesit, ku shumica e tyre vijnë nga vende si Siria

Marrja dhe lënia e shtetësisë Shqiptare

Në 2018, rezultojnë 345 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 9,2 %, krahasuar me vitin 2017. Në 2018, rezultojnë 640 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rënie me 1,7 %, krahasuar me vitin 2017.

14 .162  të huaj kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri

9.203 janë  meshkuj, duke shënuar rritje me 9,9 % krahasuar me 2017

4.959 femra duke shënuar rritje me 9,6 % krahasuar me 2017

3.089 persona janë nga Siria

1.246 persona  janë nga Pakistani

671 persona janë nga Iraku

395 persona janë nga Palestina