Ikën Calavera/ Ish-ministri Manjani : Legjitimoi një regjim gangsterësh

219
Sigal

Genoveva Luiz Calavera nuk do të jetë më Drejtore e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Fqinjësisë në BE.

Komisioni Europian vendosi që ta emërojë atë në një tjetër post drejtues që do të jetë ai i Drejtoreshës së Përgjithshme të Përkthimit.

Praktikisht Calavera nuk do të jetë më as në postin e shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për Reformën në Drejtësi.

Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Europian dhe është bërë i ditur sot.

Pas këtij lajmi reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Kështu, kështuuuu.
Edhe Calaverja iku. Nga drejtoreshë e zgjerimit e paskan çuar drejtore të përkthimit në BE.
Ne na e ndriçoi rrugën e integrimit, jo drejt Brukselit, por drejt Beogradit dhe Ankarasë.
Na kënaqi me gjithë shoqen Romana. Legjitimuan një regjim gangsterësh me pretekstin se Europa po linte mendtë për ne.
S’kam asnjë dyshim që Komisioni Europian që iku ishte më i dëmshmi për interesin tonë kombëtar për të shkuar drejt perëndimit.
Na përmbysi parime të shenjta të shtet-funksionimit dhe sundimit të ligjit. Zonja Calavera ishte zyrtarja kyçe e mbetur ende në lojë, që ende kontribuonte me pasion sipas avazit të ish komisionerëve të BE. Por i mbaroi dhe asaj loja.
Të shpresojmë për diçka vërtetë europiane për ne fakirët e fakirëve të Ballkanit,”,- shkruan Manjani.