Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji pas një debati në emisonin “Opinion” ka befasuar drejtpërdrejt  dhe ka shfaqur dëshminë e Fredi Alizotit ku dëshmon se drejtori i Policisë Ardi Veliu e ka marrë në makinë dhe i ka ofruar lekë që të kalonte në anën e tyre.

Në video shfaqet Fredi Alizoti  i cili është i përfshirë në audio-përgjimin e parë.

Video që tregon se si Ardi Veliu merr në makinë  Alizotin, ku së bashku me Taulantin  i ofrojnë lek për t’u ofruar si aktor.

Pjesë nga video-përgjimi:

Fredi Alizoti: “Drejtori i Përgjithshëm më ka marrë në telefenon dhe më tha ku je të vij të të marr, ka ardhur makina e zezë MB dhe më ka marrë më ka çuar në prokurori”

Njeriu i panjohur: Dhe njëherë drejtori i përgjithshëm nuk ka pse vjen të të marri me makinë

Fredi Alizoti: Ore më vdekshin pleqtë më ka marrë, janë të vërteta

Njeriu i panjohur: Të ka ardhur Taulanti, ka bërë muhabet me ty

Fredi Alizoti: Po ka ardh Taulanti më ka dhënë dhe kafe

Njeriu i panjohur: Ça të thonte rrugës

Fredi Alizoti: Më bëntë presion më thonte me kë je, me ne apo me ata

Njeriu i panjohur: Po Taulanti me kë ishte

Fredi Alizoti: Ishte me nja dy çuna, Ishim në një lokal aty mbrapa te prokuroria.

Njeriu i panjohur: Në ça ore të kanë marrë

Fredi Alizoti: Në orë 8:15, 8:10, mbasdite

Njeriu i panjohur: Më thuaj ca të tha fjalë për fjalë

Fredi Alizoti Hidhu nga ne tha troç, Çke ore do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e muhabete siç i kanë këta, Ai donte të dinte se mos kisha unë gjë me këtë, Unë sdi gjë fare nga këto muahbete i thashë.

Njeriu i panjohur: Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.
Fredi Alizoti: Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.

Njeriu i panjohur: Edhe? Numër policie është ai?
Fredi Alizoti: Numri i këtij o vlla, privat.

Fredi Alizoti: Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.