Idrizi: KQZ në presionin e partive të mëdha, PS-LSI t’na garantojnë votat

506
Vendimi më i fundit i kolegjit zgjedhor zbardhi situatën shqetësuese në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë. Me kritika të ashpra ndaj KQZ dhe Kolegjit kryetari i PDIU tha se vendimi për përjashtimin e kësaj force politike nga GNV , është marrë në kushtet e presionit politik. Por pavarëisht kësaj situate, Idrizi tha se PDIU do të ngrejë një trupë që do të monitorojë proçesin e numërimit të votave ndërsa i kërkon aleatëve në qeveri të sigurojnë për një proçes të besueshëm.
Dy ditë pas vendimit të kolegjit zgjedhor që la në fuqi vendimin e KQZ-së që përjashtoi nga grupet e numërimit PDIU, kryetari i kësaj force politike Shpëtim Idrizi ka adresuar kritika të ashpra jo vetëm në drejtim të KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor por edhe të aleatëve në koalicion. Në kushtet kur PDIU është përjashtuar nga grupet e numërimit të votave Idrizi tha se do të kërkoi nga aleatët në koalicion sigurinë për ruajtjen e votës ndërsa paralajmëroi ngritjen e një një trupe që do të monitorojë nga afër proçesin e numërimit të votave. 
Vendim krejtësisht antiligjor dhe të pranueshme e konsideroi Idrizi atë të KQZ dhe të Kolegjit ndërsa tha se me këtë veprim u faktua situata e rëndë ku gjendet sistemi i drejtësië në vend. Reforma është domosdoshmërisht e për këtë Idrizi iu referuar dhe deklaratës së ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
Kryetari PDIU duke iu referuar kodit zgjedhor tha se KQZ duhet të përcaktonte pozicionin e PDIU në grupet e numëirmit të votave ,si një e drejtë që i takon me ligj. 
Sigal