Idrizi kërkon reciprocitet, “asnjë arkëmort grek në Shqipëri”

402
Sigal

Gazeta Telegraf/

Shpëtim Idrizi, Kryetari i PDIU-së betohet në parlament, në emër të PDIU, por edhe në emër të
të gjithë shqiptarëve se sido që të jetë puna  nuk do  të lejojë 
 “asnjë
arkëmort grek në Shqipëri”

 

Kryetari i PDIU-së Shpëtim
Idrizi paralajmëron se nuk do të lejojë ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri
nëse nuk ka reciprocitet, pra ndërtimi i varreve të shqiptarëve të rënë në
Çamëri.



Shpëtim Idrizi:Nëse nuk lejohen ndërtimet e varrezave të të rënëvë në Çameri prej
genocidit fashist grek në fund të Luftës së Dytë Botërore asnjë arkëmort grek
nuk do të ketë në Shqipëri. Unë betohem solemnisht për këtë në emër të PDIU,
pro edhe në emër të të gjithë shqiptarëve sido që të kem bindjen dhe besimin
unë jam i bindur që nuk do ti lejoj. Nuk ka gjuhë të mëndafshtë apo helm që të
na bindë , nuk ka aksion politik tokësor dhe detar, ajror që ne të na thyej,
aty do të jemi, përballë do të na kenë.



Nga foltorja e Kuvendit, ku
mbajti fjalën sot paradite, Idrizi nuk fshehu “zhgënjimin” me gjuhën që sipas
tij kishte folur kryetari i  Kuvendit Ilir Meta në vizitën e tij në Athinë.

 

Shpetim Idrizi: “ Ma merr mendja se do të jenë çuditur edhe vetë
grekët të cilët me siguri nuk prisnin që të kishin në të njëjtën gjatësi vale
me ju për të harruar një çështje e cila nuk e harron asnjë nga qytetarët e tu
dhe sëfundi as europianët. Ju thoni ta lëmë të shkuarën dhe ta shohim të
ardhmen! Po Presidenti i Greqisë nuk la çështjen e varrezave të shkuarës, por
ja faturoi të ardhmen, askush nuk u ndje. As ju dhe as kolgët që ju shoqëronin.
Por të vdekurit janë njësoj kudo, trajtohen me të njëjtin respekt, ndaj do të
ishte e udhës të paktën të kishin kërkuar varet e shqiptarëve në Çamëri, por
kjo befas ndodhi që i përket të së shkuarës.

Idrizi shprehu dhe zhgënjimin
pse në delegacionin që shoqëroi Metën në Athinë nuk ishte asnjë nga grupi
parlamentar i PDIU-se


Shpetim Idrizi: Unë nuk paragjykoj asnjë
delegacion parlamentar kudo që të shkojë ai, le ta ndërtojnë si të duan, por
mendësia e përjashtimit është e hidhur dhe buron nga mungesa e tolerancës dhe
shpirtit integrues. Mirë ne të PDIU që nuk na përfshini kur shkoni në Athinë,
por të paktën ka deputetë me origjinë çame nga partitë e tjera këtu në
parlament.

Në një intervistë për Ora News,
me tu kthyer në Tiranë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se sa i takonte
varrezave greke, Shqipëria do të përmbushte detyrimet ndërkombëtare si vend
anëtar i NATO-s dhe se do të zbatohet marrëveshja midis dy vendeve.