Idrizi: Bushati në Athinë të ngrejë çështjen çame

492
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në një deklaratë për mediat thekson se Bushati duhet të ngrejë në Athinë çështjen çame. Idrizi gjatë fjalës thekson se kam thirrur këtë konferencë për vizitën e nesërme të Ministrit të Jashtëm Bushati në Greqi: Ne vlerësojmë pozitivisht këtë vizitë të munguar në kohë. Ne vlerësojmë që vizita të tilla duhet të jenë sa më të shpeshta me një vend fqinj, që na lidh jo vetëm kufiri gjeografik, por dhe një histori e përbashkët, ku dy popujt tanë kanë qenë të destinuar të bashkëjetojnë, në ditë të mira dhe të këqija. Fqinjësia e mirë dhe historia e dy popujve tanë me gjithë
dritë–hijet e saj, na obligon që problematikat e mbartura nga historia dhe sfidat e së ardhmes, të kemi vetëm një rruge për t’i zgjidhur e përballuar: Dialogu, ballafaqimi i problemeve, trajtimi i tyre me seriozitet, reciprocitet dhe vullnet të mirë. Krahas axhendës diplomatike për heqjen e ligjit të luftës, rinegocimin e
marrëveshjes së Ujrave apo marrëveshjes së kufijve tokësorë, marrëveshje për sigurimet shoqërore per emigrantët shqiptare që punojnë në Greqi,
hapjes së shkollave shqipe për fëmijët e emigrantëve në Greqi etj, Ju drejtohem për Çështjen e Shqiptarëve të Çamërisë, që është edhe në
programin e qeverisë Suaj.
Rezoluta e datës 8.4.2004 e Kuvendit të Shqipërisë për Çështjen Çame ju ngarkon që ta trajtoni gjerësisht, pa tabu, pa tërheqje dhe publikisht Çështjen e Shqiptarëve të Çamërisë. Ky është një detyrim ligjor, që duhet t’Ju udhëheqë në bisedimet në Athinë. Sikurse, qenia e 300 mijë shtetasve
shqiptarë me prejardhje nga Çamëria Ju detyron t’i përfaqësoni në bisedimet
me palën greke.
Zoti Ministër, po ju kujtoj që të ngrini me palen greke kërkesën e kahershme të Shoqatës Çamëria, për ngritjen e Varrezave të Shqiptarëve Çamë, të vrarë masivisht në Çamëri, për të cilët ne disponojmë dhe hartat evendosjes së tyre. Kjo kërkesë duhet vlerësuar si humane, per çdo njeri që lë këtë botë, por dhe si reciprocitet të kërkesës së palës greke për ngritjen e 4 varrezave të tjera të ushtarëve greke të vrarë në Shqipëri, perveç 2 varreza që tashmë janë ngritur.
Zoti Ministër, Ju kujtoj faktin së në hollin e Ministrisë së Jashtme Greke ku ju do të mbani konferencën Tuaj për shtyp me homologun grek është
zhvilluar një konferencë për Çështjen Çame. Kjo është një arsye më shumë që t’Ju ftoj të thoni të vërtetën e pakundërshtueshme, të shqiptarëve të Çamërisë, të kombit tonë, timin, tuajin! Sepse e vërteta tremb vetëm ata që janë në anën e gabuar.
Ju ftoj që të mbroni dinjitetin kombëtar dhe parimet e vlerat evropiane, në takimin tuaj në Athinë dhe jam besimplotë se do të ktheheni në Tiranë si
Minister i Jashtëm i Shqipërisë me emrin DITMIR e jo si Dhimitër….
Sigal