Ish ministri : Rama ju përgjigj Metës si zëdhënës i qeverisë greke, jo si kryeministër i Shqipërisë

388
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se deklaratat e Edi Ramës për marrëveshjen me Greqinë tregojnë mungesë serioziteti dhe njohje të kulturës shtetërore. Manjani thotë se Edi Rama ju përgjigj shqetësimeve të Presidentit Ilir Meta, si të ishte zëdhënës i qeverisë greke dhe jo kryeministër i Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Ç’farë mungese serioziteti! Kultura shtetërore e Kryeministrit është përtokë!

Lexova reagimin gjithë shkumë të Tij, në përgjigje Presidentit të Republikës. Kryeministri i përgjigjet Presidentit në Twitter. Kulmi i karagjozllëkut!

Dhe çfarë përgjigje pa?!

  1. Detyrimit Kushtetues për të informuar Presidentin e Republikës, kryetarin e shtetit, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i përgjigjet në twitter. Jo me shkrim, jo dhënie informacioni, por thjesht shkumë politike në twitter.

Po bëjnë shtet…!!!

  1. Në shkresa zyrtare i është kërkuar informacion zyrtar mbi ecurinë e negociatave me palën Greke. Presidenti ka mandatuar një ekip negociatorësh dhe nuk ka asnjë informacion mbi përfundimin ose jo të detyrës së atij ekipi. Ndaj dhe kërkon informacion.

Kryeministri jep përgjigje në twitter, si zëdhënës i qeverisë Greke…!!! Ai na siguron, se vendimi i Greqisë nuk prek Shqipërinë… nga e di ai këtë?! Ku e bazon këtë pohim?! Ja kaq i kërkohet të informojë Kryetarin e shtetit të Tij, jo neve detyrimisht! Por nxjerr shkumë.

Po bëjnë shtet..!!!

  1. Po në twitter, pa asnjë analizë paraprake mbi taktikat, benefitet dhe rrisqet, Kryeministri komunikon një vendim që e ka marrë, pa e thënë se ku e kur e mori. Vendimi është ” DO SHKOJMË Në GJYKATË”!!! Apo si ecën me gjykatat e huaja këtij…!?

Kush e autorizoi Atë të çojë kufinjtë e vendit në Gjykatë?!! Te cila gjykatë do çojë vendin e vet?! Me çfarë rrisku?! Me çfarë shërbimi ligjor do ta mbulojë?! Nuk jep përgjigje, por lëshon shkumë!

Mos harroni, po bëjnë shtet…!!! Ky quhet karagjoz, jo Kryeministër!