‘I vinin mesazhe në telefon’/ Berisha sulmon Bashën: Nuk përmendte emrin e kundërshtarit në protesta para demokratëve

156
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike, prezantoi para demokratëve të Beratit platformën e tij për drejtimin e selisë blu.

Berisha tha se Lulzim Basha shuante protestat e qytetarëve pasi merrte mesazhe dhe i binte telefoni.

Më tej Berisha deklaroi se Basha nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit të tij para demokratëve.

Lideri historik i PD tha se Basha më 25 prill u vendos në shërbim të qeverisë me veprime anti-demokratike dhe anti-ligjore.

Opozita nën drejtimin e Bashës me pasivitetin dhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë kur demokratët vinin nga Berati, Përmeti e shumë qytete të tjera për të protestuar. Ish-kryetarit i binte telefoni, merrte mesazhe dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit para jush.

Kjo është e vërteta. Në gjithë këtë dëshpërim që na shoqëroi në kohëra për shkak të historisë së vështirë, PD nuk ishte në lartësinë e idealeve tuaja, por ju qëndruat.

Më 25 prill ishim 620 mijë shqiptarë dhe pas kësaj përsëri Basha do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime anti-ligjore dhe anti-demokratike në parti. “-tha Berisha.