I tha Bashës gënjeshtar/ Vjen reagimi i ashpër: Zonja 5 milionë euroshe shumë shpejt do kthesh çdo cent, të pret …

496
Sigal

Elisa Spiropali sulmoi kreun e opozitës Lulzim basha, pak pasi ai doli nga prokuroria, duke e quajtur gënjeshtar.

Menjëherë pas deklaratave të bëra nga Spiropali ka ardhur dhe reagimi i kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili me anë të një reagimi në rrjete sociale i kujton ministres së Ramës se shumë shpejt ajo do të kthejë çdo cent të vjedhur në dogana.

Ja postimi i Këlliçit:

Zonja 5 milionë euro e doganave ose Elisa e Skënderbeut paska marrë në mbrojtje sot prokurorinë. Në fakt Elises i takon tamam sepse me një prokurori të pakapur nga Skënderbeu i saj, Elisa sot do ishte në burg për abuzimet miliona euroshe. Por tik tak, tik tak, ora po vjen që të japësh llogari për çdo qindarkë dhe të kthesh tek qytetarët çdo lekë që u ke marrë me aferat e tua korruptive.