Nuk është Reja/ Ja emri i madh italian që pritet të drejtojë Shqipërinë

551
Sigal

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot kundër Andorrës duke pasur në stol Ervin Bulkun dhe Sulejman Memën, por FSHF-ja është duke kërkuar një trajner të ri që do të zëvendësojë Christian Panuccin.

Emra të ndryshëm dëgjohen në media si kandidatë për stolin kuqezi ku mes tyre është  Valter Zenga

Italiani ka qenë dhe në të shkuarën një kandidat potencial për stolin e kombëtares.

Menaxheri i tij, Mario Cenolli, me anë të një postimi në Instagram ka përçuar një mesazh disi të dyshimtë.

Ai ka postuar një foto ku shkruan “Jemi gati mister”, duke bashkëngjitur dhe ikonën e flamurit shqiptar.

Zenga ka qenë së fundmi trajneri i Venecias në ligën e dytë italiane. Në të shkuarën ai ka drejtuar skuadra si Palermo, Catania, Crotone apo Sampdoria.

Gjithashtu karriera e tij ka kaluar nga Anglia te Ëolves si dhe ka drejtuar tre skuadra arabe.