I quajti burrat çyrykë/ Berisha-Ramës: Nuk do e kishe kaluar Qafën e Buallit pa të tredhur, por dibranët e dinë se i tredhuri nuk tredhet më

33
Sigal

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Kamzë, kryedemokrati Sali Berisha nuk la pa përmendur edhe deklaratën e Edi Ramës në Peshkopi.

‘Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku, u tha se zonja, gjysma juaj i ka burrat çyrykë.

Tani unë i them Edi Ramës, ta dish mirë se në ligj, në Kanun dhe në ligjin e sotëm, Qafën e Buallit nuk do e kishe kaluar kurrë ti pa të tredhur dibranët.

Por ata nuk ka burra më të mençur. E dinin që i tredhuri nuk tredhet më.

Kaq mund t’i themi’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha në Kamzë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Kamza ka nevojë jetike të lulëzojë biznesi.

Garantoj biznesmenët e Kamzës, biznesin e vogël se brenda 100 ditëve të para, bashkia do e ketë kufirin tek thana dhe nuk do mund të vendosë kurrë taksa më shumë se 1 përqind të xhiros.

Energjia elektrike do jetë 6 lekë nga 18 që është sot.

Sipërfaqja publike do të jetë 120 lekë nga 1500 që është sot.

Tarifa e ujit do përgjysmohet.

Tavani për tatim fitimin do të shkojë në 180 mijë euro.

Tavani për TVSH-në do të shkojë në 180 mijë euro.

Miqtë e mi, për biznesin tjetër do vendoset taksa e sheshtë 10 përqind.

Kjo do të thotë se brenda tre muajsh, çdo punonjës të ketë 13 përqind më shumë para në xhep.

Pra ne do nxisim prodhimin. Do paguajmë çdo fermer për njësi prodhimi, për fidan të mbjellë, për kokë bagëti të mbarështuar.

I garantoj të gjithë sipërmarrësit fason dhe eksportues të Kamzës, të cilët janë të shumtë dhe mezi mbijetojnë sepse narkoeuro shtriu përtokë monedhën dhe se sot ata kanë një humbje vetëm nga kursi i euros prej 35 përqind.

Merr fund kjo. 90 ditët e para krijohet bordi dhe ky bord do u kompensojë eksportuesve, do u kompensojë fasonëve, qindarkë për qindarkë kursin e euros, 35 përqind të tij.

Ndaj dhe t’i shndërrojmë këto javë që kanë mbetur në javët e misionit të jetës sonë.

Ta marrim si mision këtë fushatë.

Unë e di se përsëri ka socialistë apo të tjerë që thonë ne nuk votojmë.

Një fermer i thoshte mua të gjitha prodhimet m’u kalbën, por unë votoj për ty.

Nuk kam asnjë fjalë të rëndë për të unë, jo. Përkundrazi e mirëkuptoj, ai është i indoktrinuar. Nuk e ka kuptuar mirë se ç’përfaqëson Edi Rama. Përfaqëson një njeri kallp, një mashtrues. Që nuk mban një premtim të vetëm nga viti 2013 gjer sot.

Dhe mendon se përsëri do marrë mandatin e katërt.

Kurrë. Edi Rama, shqiptarët të kanë prerë biletën.

Në je burrë, po nuk ka gjë më absurde të pretendosh që ti je burrë, se vetëm burrë nuk je, dhe do t’ia them një fjalë sonte këtu para jush.

Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku, u tha se zonja, gjysma juaj i ka burrat çyrykë.

Tani unë i them Edi Ramës, ta dish mirë se në ligj, në Kanun dhe në ligjin e sotëm, Qafën e Buallit nuk do e kishe kaluar kurrë ti pa të tredhur dibranët.

Por ata nuk ka burra më të mençur. E dinin që i tredhuri nuk tredhet më.

Kaq mund t’i themi.

Ndaj dhe miq të dashur, t’i bëjmë këto ditë, ditët e misionit.

U garantoj se me 11 Maj të gjithë njisha, firmosim të gjithë Kamzën Madhështore, Shqipërinë Madhështore.

Rrofshi ju, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria.