I dërguar i Presidentit Trump/ Ambasadori Grenell: SHBA-të nuk e mbështetin shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Gjithçka tjetër fake.

363
Sigal

Reagon me urgjencë diplomati amerikan: SHBA-ja nuk e mbështet shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka mohuar se ai, dhe qarqet amerikane, mbështesin një plan për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Grenell e ka quajtur si lajm të rremë një raportim të revistës “EU Observer” në të cilën thuhet se “një plan për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe më tutje popullor në qarqet amerikane, derisa i dërguari Richard Grenell edhe më tutje e promovon idenë e një marrëveshjeje të shpejt të njohjes”. “Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk më keni thirrur ose shkruar për të më pyetur. Unë jam për atë që palët pajtohet – unë jam i fokusuar në zhvillim ekonomik dhe jo në politikë”, ka shkruar Grenell. Me titullin “SHBA-ja ende e hapur për planin e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi” revista EU Observer publikoi një intervistë me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.ë këtë intervistë, Palmer ka deklaruar se u takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut. “Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër”, ka shtuar ai. Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018. “Politika amerikane është që nëse të dyja palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale”, – pati thënë ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.