Hyn në fuqi ligji i ri për funksionimin e Prokurorisë

711
Sigal

Ligji “Për organizimin
dhe funksionimin e Prokurorisë” i cili hyri dje në fuqi, zvogëlon kompetencat e
Prokurorit të Përgjithshëm. Tashmë Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më të drejtë
të hetojë e zyrtarët e lartë, deputetët, ministrat, gjyqtarët e Gjykatës së
Lartë, Gjykatës Kushtetuese, etj. Po ashtu ai nuk ka të drejtë të marri vendime
për karrierën e prokurorëve si emërim, komandim, transferim apo shkarkim. Këto
kompetenca i kalojnë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucion i ri i
krijuar në kuadrin e reformës në drejtësi. Ligji i për Prokurorinë u miratua në
fund të muajit shtator vetëm me votat e maxhorancës. Ai është një nga shtatë
ligjet plotësuese të reformës në drejtësi.