Hipotekat, Manjani: Prokuroria të verë para drejtësisë çdo zyrtar që kërkon para

431
Asnjë tolerancë nuk do të ketë për ata që shkelin afatet por dhe marrin lekë në këmbim të shërbimit në Zyrat për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme në të gjithë Shqipërinë.
Është paralajmërimi i ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani bërë sot publikisht përmes një dekarate për median nga godina e këtij institucioni. Gjithashtu ai tha se ka kërkuar hetim të thellë për çdo zyrtar në Hipotekë që merr para.
Duke marrë shkas nga 7 shkarkimet që u kryen dje në Hipotekën e Durrësit, ministri tha se të njëjtin fat do të ketë kushdo që do të kapet me shkelje. Ndërkohë zëvendësuesit e tyre do të përzgjidhen sipas një testimi.
“Kushdo që kapet me shkelje afatesh nuk mund të shërbejë më në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Por dhe ndaj atyre që kërkojnë para për të kryer detyrën e shtetit. I kam kërkuar porkurorisë të rrisin vëmendjen dhe aftësinë provuese ndaj kujtdo zyrtari të ZRPP që kërkon para.
Përsëris deh thirrjen time publike të sinqertë të mos jepni asnjë qindarkë askujt sepse askush nuk po ju bën nder sepse po ju resgjistron apo jep informacione për pronën tuaj.
Asnjë emërim në detyrë pa iu nënshtruar testit” tha Manjani
Sigal