Hipokrizia e Ministres së Drejtësisë/ Gjonaj sërish kundër VOA-s: “Zëri i Amerikës” u shpreh për prova, pa marrë parasysh se ato janë indicie

450
Sigal

Ministrja Gjonaj: “Zëri të Amerikës” nuk mori në konsideratë deklaratën e ministrisë së Drejtësisë

Ditën e djeshme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka dashur të përgënjeshtrojë sërish “Zërin e Amerikës”, lidhur me publikimin e skandalit për punësimet partiake në burgje. Gjonaj: “Zëri i Amerikës” nuk mori në konsideratë deklaratën time. Por mori në konsideratë qasjen e tyre shumë të gabuar. U shpreh për prova, pa marrë parasysh se ato janë indicie. Ashtu siç shpjegova dhe dje, nuk kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit të punonjësve. Duhet parë, nëse deklaratat e deputetëve janë përkthyer në marrjen e vendeve të punës për të gjitha ata që janë pranuar, dhe kjo duhet parë në të gjithë procesin. E theksoj dhe një herë, procesi ka qenë shumë i hapur dhe transparent për të gjithë qytetarët. Jemi të hapur për këdo që është i interesuar për të parë dosjen e rekrutimit të punonjësve të burgjeve. Ne i kemi hedhur një hap të madh për të lënë pas krahëve të shkuarën nepotike në punësime. Unë jam tërësisht e qetë dhe e bindur se e vërteta është në krahun tonë dhe shpresoj që “Zëri i Amerikës” të transmetojë deklaratën tonë.