Hidhet një kapsolle te dera e Kryeministrisë, habit reagimi i Bashës: Nëse je nga tanët shëndet, nëse jo …

567
Një “incident” është shënuar ditën e sotme pranë çadrës së vendosur poshtë Kryeministrisë, në momentin kur po fliste kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Teksa kryedemokrati po theksonte se opozita është e vendosur për të mos lejuar zgjedhje fasadë në Kavajë, por edhe më 18 qershor, dikush ka hedhur një kapsollë tek dera e Kryeministrisë.

Kjo gjë ka tërhequr padyshim vëmendjen e Bashës, i cili ka reaguar menjëherë, duke e cilësuar atë “teshtimë”.

“S’ka nevojë për teshtima. Nuk na trembin teshtimat e qeverisë. Nëse je nga tanët shëndet e mos e bëj më, nëse nuk je, plaç dhe mbylle”, tha Basha.
Sigal