Në raportim të punës për 2023, Deputetët e të dyja krahëve kritikuan besueshmërinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe implementimin e hartës së re gjyqësore, ndërsa kryetares Naureda Llagami iu kujtua se po qëndronte në detyrë me mandat të përfunduar.
Deputeti Fatmir Xhafaj kur si ndër themeluesit e reformës në drejtësi vlerësoi se KLGJ ka qeverisje burokratike, cilësi të dobët e gjyqtarëve, stok të lartë për shkak të neglizhencës, mos-organizimit dhe lobime me vendimmarrje të vonuara.

Një përplasje kokë më kokë pati kryetarja e KLGJ Naureda Llagami dhe deputeti Fatmir Xhafaj kur si ndër themeluesit e reformës në drejtësi vlerësoi se KLGJ ka bën qeverisje burokratike, cilësi të dobët e gjyqtarëve, stok të lartë për shkak të neglizhencës, mos-organizimit dhe lobime me vendimmarrje të vonuara.
Kryetarja e KLGJ me mandate të skaduar drejtoi gishtin tek deputetët që e votuan hartën e re gjyqësore për dështimet e KLGJ, dhe qeverisë për stokun e 37 mijë dosjeve, që vijnë si pasojë e mungesës së financimit, ndërtimit të godinave të reja për gjykata, apo burime njerëzore.
Shqetësim veçohet zbardhja dhe arsyetimi i vendimeve nga gjyqtarët të cilat sipas deputetëve as shqip nuk shkruhen.
Në diskutime deputetët ndanë shqetësimin se mungesa e vendimeve në çështje civile po i dërgon qytetarët drejt gjykatave penale teksa po zgjidhin me vetëgjyqësi konfliktet e pazgjidhura mes njërit tjetrit nga gjykatat civile duke e sinjalizuar këtë fakt si një diagnozë e një sistemi që po vdes. Pjesë nga debati në Komisionin e Ligjeve
Fatmir Xhafaj: A nuk e llogaritët që nuk keni buxhet dhe kur ideuat hartën e re gjyqësore?
Po ngre një shqetësim që lidhet me faktin që duke vlerësuar që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy institucione të rëndësishme që garantojnë qeverisjen e sistemit. Dhe 1 e 4 e këtyre dy këshillave janë me mandat të përfunduar, gjë që nuk është fare serioze dhe kjo mendoj se është përgjegjësi e institucioneve, që merren me procesin po ashtu dhe Kuvendit. Raporti fokusohet tek eficenca dhe kjo është një gjë e mirë, përmes statistikave të dhëna, por në vlerësimin tim pak ose aspak për pavarësinë dhe cilësinë e dhënies së drejtësisë. Sot besimi i publikut tek KLGJ është rende i ulët, pasi sondazhet thonë se rreth 40 për qind besojnë tek KLGJ, ndërkohë tek SPAK besojnë rreth 70 për qind. Qytetarët e kanë ndjesinë e vlerësimit. Unë prisja më shumë reflektim dhe më shumë modesti në raportimin tuaj si këshill.
Këshilli ka bërë përpjekje të mira në disa aspekte që lidhen me funksionalitetin e gjykatave, pra mbylljen e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe tek GJKKO. Po ashtu, këshilli ka menaxhuar mirë edhe situatën për implementimin e hartës gjyqësore dhe ka bërë përpjekje për të marrë mbështetje nga Kuvendi po ashtu edhe nga SHBA, BE.
Ju flisni për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, por tek back logu i Gjykatës së Lartë në 2018 kanë 28 657 çështje, në 2022 kanë qenë 31 827, pra diferenca 3 mijë çështje. Si e shpjegoni ju këtë? Si është ky raport në gjykatat e Apelit pra për 2018 dhe 2022. Është çështje vakancash vetingu, apo ka edhe arsye të tjera?
Por, ka disa problematika duke lexuar raportin tuaj, së pari efikasiteti dhe rendimenti i punës së vet këshillit.Unë përmes këtij raporti shoh një qeverisje jo shumë proaktive, kryesisht burokratike, vendimmarrjet e këshillit janë të vonuara në emërim dhe në vlerësimin e gjyqtarëve dhe janë me efekte të drejtëpërdrejta në funksionimin e drejtësisë. Është folur në media për lobime dhe korporatorizëm për këtë lloj vendimmarrje nga media.
Është shumë e vonuar back logu, sepse është krijuar një perceptim që vakancat e krijuan këtë situatë, por është pozitive përpjekja që po bëhet. Shqetësuese mbetet vonesa për sistemin e integruar të menaxhimit të çështjeve. Vlerësimin tim për këtë e kam thënë edhe më herët dhe kjo lidhet me paaftësi dhe mungesë bashkëpunimi mes jush dhe institucioneve të tjera. Problem mbetet edhe fokusi i KLGJ tek shpejtësia e gjykimit. Ju sot flisni për vakanca por ka pasur vendime deri në 1 vit vonesë që janë marr nga gjyqtarët. Arsyetimi dhe cilësia e shkrimit të gjyqtarëve është një tjetër problem.
26 mijë dosje në Gjykatën e Lartë
Ju flisni për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, por tek back logu i GJykatës së Lartë në 2018 kanë 28 657 çështje, në 2022 kanë qenë 31 827, pra diferenca 3 mijë çështje.
Si e shpjegoni ju këtë? Si është ky raport në gjykatat e Apelit pra për 2018 dhe 2022. Është çështje vakancash vetingu, apo ka edhe arsye të tjera.Në raport ju thoni se ka ngarkesë mesatare të punës për gjyqtarë, në GJL rendimenti mesatar i punës për gjyqtar është 480 çështje në vit për gjyqtar mesatarisht, për Apelin e zakonshëm thoni se numri është 315 në vitin për vitin e kaluar dhe 340 çështje gjatë 2023. Si shpjegohet kjo situatë, çfarë po ndodh me sistemin?
Ju flisni për numrin e gjyqtarëve që është i ulur në krahasim me normën europiane, ndërkohë këtë vit me kërkesën tuaj ju kërkuat kuotën prej 20 gjyqtarësh, ju e konsideroni numrin e ulët dhe nga ana tjetër ju ulni numrin e kërkesës për gjyqtarë në shkollën e magjistraturës. Është ndonjë strategji kjo?
174 vlerësime në total, sa nga këto vlerësime janë shkëlqyeshëm dhe shumë mirë në këto 174 dhe si mund ta përmirësojmë shpejtësinë dhe cilësinë e vlerësimit.
Ju folët për hartën e re gjyqësore, unë po marr apelin e Tiranës dhe ka në organikë 78 gjyqtarë me hartën e re dhe sot ka 24 dhe ka një staf prej 167 në total dhe ka 115 efektivë, ndërkohë apeli na paska vetëm 8 salla gjykimi dhe 60 zyra nga të cilat 35 janë për gjyqtarët, kur ju e bëtë hartën, çfarë llogaritët ju se dëgjova s’keni buxhet. Ky është problem sepse të bësh hartë dhe të duash më shumë staf dhe kur s’ke as zyra. Nuk ka mundësi kjo për një zgjidhje të ndërmjetme. Cili është reflektimi juaj si këshill, a ka pasur një debat për këto çështje. Gjykata e Lartë nuk paska kthyer përgjigje lidhur me kërkesën për unifikimin e praktikës, me aktet, s’më duket korrekte kjo është kritikë për GJL e drejtëpërdrejtë.

Naureda Llagami, kryetarja e KLGJ-se: Pse jemi ku ishim dhe ku jemi?
Shpeshherë harrojmë që kur kemi shkuar në datën 20 dhjetor 2018 KLGj nuk kishte asnjë mbështetje financiare dhe iu desh 6 muaj prapa të merrte mbështetjen. KLGj nuk kishte njerëz, nisi ristrukturimin. Nuk kishte mbështetje dhe kuadër të ri ligjor që ta niste çdo gjë nga zero. Kishim njerëzit, por nuk kishim asnjë praktikë nga KLD, ishte zeruar. Kishim detyrim të bënim 60 akte nënligjore për të nisur proceset tona. 60 akte që dhe ju në Kuvend nuk i bënit në një kohë rekord dhe shumë ligje ngelen pending siç kanë ngelur dhe propozimet tona.
Pavarësisht se jemi të pavarur dhe të depolitizur tregon se tek pjesa e reformave e strategjive që KLGJ ndërmerr po nuk pati në bashkëpunim me Kuvendin dhe po nuk pati bashkëpunim me qeverinë në aspektin financiar KLGJ nuk bën dot gjë zoti Xhafa.
Nënkryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, pretendoi se “harta gjyqësore është e dështuar, sepse nuk ka pasur asnjë strategji”.
“Po ju u vutë në dispozicion të ekzekutivit për të bërë hartën dhe sot jemi në një situatë të dëshpëruar,” iu drejtua ajo Llagamit, duke shtuar se “KLGJ nuk është çështje zyrash e godinash, po është krijuar për t’u dhënë akses qytetarëve në gjyqësor”.
Sipas Çupit, problematika më e madhe mbeten dosjet e pashqyrtuara të qytetarëve dhe mungesa e aksesit në sistemin e drejtësisë.
Lubonja: Nuk jemi vend normal, dy rrugë janë: ose të nënshtrohemi ose duhet kurajo e madhe

Analisti Fatos Lubonja komentoi situatën e fundit politike në Shqipëri, duke theksuar se opozita po tenton të reagojë edhe me protestat.
Lubonja tha se protestat e sotme duket sikur po prishin qetësinë, por ne nuk jemi vend normal, nuk kemi demokraci, jemi një vend ku banda më e fortë sundon dhe eleminon të tjerët.
“Kryeministri tha dje se ne jemi Shqipëria, unë jam Shqipëria, ndërsa këta të tjerët, pra ata që thonë jemi narko-shtet, qenkemi ata të zinjtë dhe ne duhet të linçohemi”,- tha Lubonja.
Ai tha se dy rrugë janë: ose duhet të nënshtrohemi ose kërkohet një kurajo e madhe shoqërore.
“Në kushtet kur kemi pak hapësirë për të protestuar do të protestojmë. Vërtet nuk zgjidhet gjë, por as SPAK nuk e zgjidh dot, edhe sikur ata të jenë Falcone dhe Borselino.
Rruga më e mirë janë protestat e vazhdueshme, sikundër ndodh në vendet demokratike. Njerëzit duhet të dalin e të reagojnë. Kjo ka ndodhur edhe në Itali, e mbani mend se çfarë i ndodhi Kraksit”, -tha Lubonja.
Agim Nesho: Kjo drejtësi, nuk e ka besueshmërinë e njerëzve

Diplomati Agim Nesho u shpreh se drejtësia shqiptare e ka humbur besimin e qytetarëve. Këtu është një regjim dhe nuk kemi asnjë të dhënë që institucionet që janë brenda këtij regjimi që kanë kapur shtetin janë të pavarura.
Domethënë kjo drejtësi, nuk e ka besueshmërinë e njerëzve që do funksionojë jashtë presionit politik të regjimit.
Dhe, kjo është shumë e rëndësishme dhe për Zotin Ahmetaj.
Sepse do të vijë një moment që të gjithë ne që mund të dukemi sikur jemi kundërshtar të regjimit dhe regjimi na baltos, atëherë s’duhet të kemi të drejtë fare që të kritikojmë regjimin se çfarë ka ndodhur? Zoti Ahmetaj, kritikohet për një çështje tepër ndryshe, ajo që thotë është një diskreditim i regjimit ku ai ka bërë pjesë dhe ne nuk e përjashtojmë që ky është figurë e pastër ose ne duam të bëjmë diçka për të qartësuar pozicionin e tij penal.
Ai jep të dhëna se si ka funksionuar ky regjim kriminal i këtij narko-shteti.
Kjo është për mendimin tim shumë kryesorë dhe këtu duhet të fillojë e gjithë indicia që e ka dhënë RAI 3 dhe shumë organe të tjera në gjithë botën. Dhe unë mendoj që dhe raportet që kanë dhënë prokurorët amerikanë, ata egzsitojnë.






















