Ola Xama: një grup me maska dhe armë është shfaqur në afërsi të ambienteve të televizionit MCN

Gjatë fundjavës, për herë të dytë, një grup me maska dhe armë është shfaqur në afërsi të ambienteve të televizionit MCN
Në të gjitha supozimet mbi atë se cilat mund të jenë arsyet e kësaj ngjarjeje të përsëritur, dy fakte janë të pakontestueshme:
1. Ky kërcënim nuk përbën rrezik vetëm për pronarin e televizionit, por për të gjithë ata që punojnë në MCN TV.
2. Kërcënimi lidhet me temat që media MCN ka trajtuar dhe investiguar, çka përbën drejtpërdrejt një shantazh që ka si qëllim heshtjen e gazetarëve.
Episodi i parë i ndodhur në fillim të muajit mars është raportuar në polici e më pas në prokurori, por ndërsa nga hetimet nuk ka asnjë punë konkrete për të pyetur persona në dijeni, për të siguruar pamjet filmike të njerzve përreth dhe për të mbledhur prova, të njëjtët gjejnë guximin për të ardhur sërish.
Vitet e fundit organizatat në mbrojtjen e lirisë së medias kanë ndërmarrë disa nisma në bashkëpunim me institucionet, ku mes të tjerash është nënshkrimi i një marrëveshje me Prokurorinë e Përgjithshme që t’i jepen prioritet çështjeve që lidhen me kërcënimin e gazetarëve. Edhe ky angazhim me sa duket ka mbetur vetëm në letër.
Prokuroria dhe policia duhet të na thonë se çfarë duhet të ndodhë më shumë që ngjarja të merret seriozisht dhe te hetohet, të ketë viktima?!
Prej kohësh raportet ndërkombëtare, organizatat në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve dhe lirisë së fjalës dhe vetë ne si punonjës të mediave e shenjojmë mjedisin mediatik në Shqipëri si pak të lirë dhe ‘të kapur’- por deri tani nga politika dhe interesat ekonomike, jo nga bandat që vijnë shfaqen në derën e televizionit!
Sigal