Hapet fushata e Partisë Socialiste, Manastirliu: Gratë fuqia e PS, synojmë 19 mandate në Qarkun e Tiranës

28
Sigal

Partia Socialiste ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit më gra dhe vajza, në të njëjtën kohë, në 12 qarqet e vendit.

Në një maratonë të prezantimi të kandidateve gra për legjislaturën e re, që nisi me Qarkun e Tiranës, drejtuesja politlike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, tha Qarku i Tiranës do të udhëheqë fitoren e Partisë Socialiste me 11 Maj.

“Ne kemi nje qëllim të qartë, të sigurojmë 19 mandate për Partinë Socialiste në Tiranë dhe t’I japim asaj një fitore historike! Kjo nuk është vetëm një shifër, është një angazhim përballë qytetarëve tanë. Dhe jemi të bindur se këtë objektiv do ta bëjmë realitet, falë forcës së organizimit, këmbënguljes dhe energjisë së jashtëzakonshme të grave dhe vajzave tona. Ju jeni zemra e kësaj partie. Ju jeni garancia e fitores!” “Unë jam shumë krenare që jam pjesë e të njëjtës skuadër, bashkë me ju. Që ndaj me secilën prej jush në sallë, por edhe jashtë saj, përgjegjësinë e organizimit elektoral të forcës sonë politike, në Tiranën tonë, e cila do të udhëheqë fitoren e dhjetë të Partisë Socialiste. Nuk ka mënyrë më bukur për të nisur këtë fushatë, sesa me ju. Me ju që jeni jo thjesht pjesë e kësaj force, por vetë zemra e saj. Në Partinë Socialiste, në çdo nivel drejtimi, gratë përfaqësohen denjësisht”, tha Manastirliu.

Drejtuesja politike e PS Tiranë, Ogerta Manastirliu vlerësoi kontributin e grave dhe vajzave në strukturat e Partisë Socialiste, duke falënderuar drejtueset organizatave dhe 12 mijë anëtare të PS në Tiranë për angazhimin e tyre në çdo cep të qarkut të Tiranës. Manastirliu theksoi se përfshirja e gjerë e grave në listën e kandidateve është një shtyllë e rëndësishme në rrugën drejt mandatit të katërt dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Falë kontributit të çdonjërës prej jush, jo vetëm në Tiranë por anekënd Shqipërisë, Partia Socialiste po shkon drejt fitores së mandatit të katërt. Por nuk është vetëm kaq. Sepse falë kontributit të çdonjërës prej jush këtu e përtej kësaj salle, Edi Rama dhe Partia Socialiste po e çojnë Shqipërinë atje ku gjithmonë e kemi ëndërruar, në familjen e madhe të Bashkimit Europian. Faleminderit nga zemra mbi 1100 drejtueseve të organizatave të PS, faleminderit 12 mijë vajzave dhe grave anëtare të forcës sonë ne Tirane. Eshtë arsye e fortë për të qenë krenare te gjitha bashke. 46% e listës tonë të kandidatëve për deputetë, përbëhet nga gra dhe vajza”, tha Ogerta Manastirliu.