Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, theksoi sërish nga Durrësi se Reforma në Drejtësi duhet të miratohet para pushimeve të verës. “Isha shumë i qartë dje. Bëmë një inventar të realizimit të 5 prioriteteve dhe drejtësia është në zemër të përparësive. Është element kyç dhe na duhet një vendim përpara pushimit të verës. Të respektohen mendimet e Komisionit të Venecias, të respektohet marrëveshja në parim që është arritur dhe të miratohet reforma në drejtësi. Miratimi është hapi i parë, ndërsa i dyti është zbatimi i saj. Duhet zbatimi i mirë që të mund të shohim në tetor rezultatet, që shpresojmë të jenë në drejtimin e duhur. Nëse është kështu, jam optimist”, u shpreh komisioneri.