Grupet kriminale kontrollojnë politikën

453
Problemet më të mëdha në Shqipëri janë korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë, por veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe të shërbimit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave. Ky është vlerësimi që jep raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut, i bërë publik të mërkurën. 
Problemet më të mëdha në Shqipëri janë korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë, por veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe të shërbimit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave. Ky është vlerësimi që jep raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut, i bërë publik të mërkurën. Pandëshkueshmëria është një prej problemeve të tjera me të cilat përballet Shqipëria, sipas raportit. “Ndjekjet ligjore dhe sidomos dënimet e zyrtarëve që kanë kryer shkelje kanë mbetur sporadike dhe të paqëndrueshme. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe personat me lidhje të fuqishme biznesi shpesh kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes penale” nënvizon raporti. Qeveria filloi hetimet për disa zyrtarë të nivelit të lartë, por prokuroria më pas vendosi t’i pushojë këto çështje” thuhet në kapitullin për Shqipërinë. Si probleme të tjera shqetësuese për Shqipërinë përmenden dhuna e ushtruar nga policia dhe keqtrajtimi i të dyshuarve gjatë periudhës kur ata mbahen të ndaluar dhe merren në pyetje; po ashtu evidentohen rastet e mbajtjes për një kohë të gjatë të të pandehurve në qendrat e ndalimit, pa u ngritur akuzat, si dhe kushtet jo normale nëpër burgje. Një tjetër problem i Shqipërisë për sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut, përmendet përparimi i vogël që është bërë për kthimin e pronës së shtetëzuar gjatë periudhës komuniste. Në raport po ashtu përmendet keqtrajtimi i fëmijëve, martesat në moshë jo madhore, fëmijët që jetojnë nëpër rrugë, në veçanti ata të komunitetit rom. Në raport përmendet fakti që Shqipëria vazhdon të jetë burim dhe destinacion i trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual dhe për punë të detyruar. Diskriminimi dhe keqtrajtimi i komuniteteve të romëve dhe egjiptianëve të Ballkanit, diskriminimi bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, ishin disa probleme të tjera të evidentuara në kapitullin për Shqipërinë. Për çështjen e lirisë së shtypit, në raport thuhet se kushtetuta e vendit siguron lirinë e fjalës dhe të shtypit dhe se qeveria në përgjithësi i mbështet këto të drejta, por ka patur njoftime se qeveria, qarqet e biznesit dhe grupet kriminale janë përpjekur të ndikojnë tek shtypi në mënyra të papërshtatshme.
Reforma në Drejtësi duhet të kalojë nga parlamenti, duhet sistem gjyqësor i pavarur


Parlamenti Europian ka diskutuar dje raportin për Shqipërinë, ku ka vënë theksin në përmbushjen e pesë pikave kyçe dhe veçanërisht theksi është venë në Reformën në Drejtësi, siç njihet një domosdoshmëri për hapjen e negociatave. Nga komisionerët janë vlerësuar reformat dhe vullneti për të vijuar në rrugën drejt BE-së. Gjatë diskutimit të PE, eurodeputeti Knut Fleckenstein prezantoi para eurodeputetëve draft-raportin për vendin tonë, duke vlerësuar reformat e deritanishme të ndërmarra nga qeveria, sidomos ato në fushën e ekonomisë, por këmbëngul për reformën në drejtësi. Fleckenstain tha se gjatë 25 viteve Shqipëria ka bërë ndryshime nga një diktaturë komuniste në një shoqëri të lirë me demokraci dhe ekonomi tregu. “Shqipëria ka marrëdhënie konstruktive me vendet fqinje dhe është në rrugën drejt BE-së.

 Pjesa më e madhe e shqiptarëve e shprehin këtë. Nevojitet një sistem gjyqësor i pavarur, një administratë profesionale për të gjithë qytetarët që do të thotë parandalimi dhe hetimi i korrupsionit dhe krimi i organizuar. Qeveria dhe parlamenti kanë ndërmarrë reformë gjyqësore, e cila duhet të kalohet nga parlamenti. Shqipëria do të mund të vërtetojë nëpërmjet legjislacionit që është në rrugën drejt BE-së”, theksoi eurodeputeti Fleckenstein. “Shumica e njerëzve në Shqipëri shprehin dëshirën e tyre se duhet të ketë zbatim të madh të ligjit në vend, çka do të thotë se duhet të ketë një sistem gjyqësor funksional jashtë ndikimeve të jashtme si dhe një administratë publike profesionale dhe në shërbim të qytetarëve. Kjo do të thotë edhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Parlamenti dhe qeveria shqiptare kanë ndërmarrë një reformë ambicioze në Shqipëri dhe rrjedhimisht kanë thirrur ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë Komisionin e Venecias. Kjo reformë duhet të kalojë nga Parlamenti. Në këtë mënyrë, shqiptarët duhet të dëshmojnë se janë në rrugën e duhur. Komisioni ka rënë dakord për të ndihmuar Shqipërinë. Por, ne e dimë se ka shumë gjëra që nuk janë arritur. Nëse flasim për 5 prioritetet kyçe dhe reformën në drejtësi, atëherë mazhoranca duhet të miratojë këtë reformë dhe kjo do të thotë se ka ardhur momenti për të hapur negociatat”, tha Fleckenstein. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe eurodeputeti Eduard Kukan, i cili vuri theksin tek reforma në drejtësi dhe tek procesi i dekriminalizmit. “Reforma në drejtësi është jetike për të forcuar shtetin ligjor dhe shpresoj që kur ajo të miratohet, të hapë dyert për në BE”, tha Kukan, i cili shtoi se të rëndësishme janë edhe arritjet në luftën ndaj korrupsionit, reforma zgjedhore, administrata publike. Komisioneri Johanes Hahn, tha se duhet të vazhdojë procesi i dekriminalizimit dhe se të zgjedhurit do të jenë subjekt i këtij ligji. 
Sigal