-
“Gruaja, shpirti i thesareve tona etnografike”, një aktivitet për Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore me veshje të rralla popullore nga Veriu nëJug, nga Ulqini në Çamëri, nga Kosova në Kalabri
Institucioni i Presidentit të Republikës zhvilloi këtë vit aktivitetin “Gruaja, shpirti i thesareve tona etnografike”, kushtuar veshjes popullore shqiptare.
Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Zonjës së Parë të Republikës, ArmandaBegaj, me synim promovimin e veshjeve populloreshqiptare, nderimin dhe ruajtjen e trashëgimisë etnografike.
Pjesëmarrës ishin zonja me kontribut në jetën kulturore shqiptare, ambasadorë dhe bashkëshortet e ambasadorëve qëshërbejnë në vendin tonë, si edhe personalitete nga fusha tëndryshme të artit.
Veshjet tradicionale nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga Kosova, si edhe veshjet arbëreshe, shfaqën larminë dhe origjinalitetin e tyre bashkë me elementë me vlera kulturore dhe artistike.
Ato erdhën në këtë aktivitet si dëshmi e zhvillimit tëhershëm të zejtarisë artistike, dijebërjes,endjes dhe qëndismave,duke pasqyruar historinë tonë ndër shekuj.
“Ne shqiptarët kemi trashëguar ndër shekuj e brezanjë pasuri të madhe të veshjeve popullore të punuara mjeshtërisht nga gra e vajza. Këto veshjepërgjatë proceseve të ndryshme të zhvillimit historik, social e kulturor, krijuan dhe fizionominë tonë”, – u shpreh Zonja ArmandaBegaj gjatë fjalës përshëndetëse në këtë aktivitet.
Zonja e Parë vlerësoi në veçanti gratë që marrin përsipër riprodhimin e veshjeve popullore, duke ruajtur me fanatizëm origjinalitetin e tyre, ndërsa theksoi se gjithsecili jep kontribut në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore.
“Ne sot ndoshta nuk endim më sa dikur, nuk qëndisim e nuk përcjellim vajzën me pajën tradicionale të të parëve tanë, por kemi mundësi që kulturën materiale dhe shpirtërore, etnografinëshqiptare ta ruajmë me fanatizëm, ta pasurojmë,ta përhapim dhe ta trashëgojmë në brezat e ardhshëm. Le ta përdorim historinë tonë të lashtë dhe të pasur për të qenë krenar në çdo kohë për qenien tonë, krenar për kombin shqiptar” – u shpreh ZonjaBegaj.
Pasi ndoqën sfilatën e veshjeve popullore të shoqëruara nga vallet e krahinave përkatëse, të pranishmit ndanë mbresat, opinionet dhe eksperiencat e tyre në lidhje me etnografinë, ruajtjen dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.