Grida Duma ‘rrëzon’ Alibeajn: Nuk ka kushte kur kërkohet bashkim

208
Sigal

Deputetja demokrate, Grida Duma, deklaroi se nuk ka pasur një dakordësi në grupin parlamentar për rezolutën ku u kërkua tërheqja e Sali Berishës. Ajo rrëzoi pretendimet e Enkelejd Alibeajt se deklarata kishte miratim unanim.

Duma tha se në negociata nuk mund të ketë kushte, aq më tepër kur kërkohet bashkim.

“Nuk ka pasur një dakordësi të grupit parlamentar. Nuk e pranoj të thuhet se është qëndrim i grupit parlamentar. Ne e kemi lënë që vendimi i grupit të ishte i dakordësuar me 99 përqind. Vendim grupi, ku nuk është gjysma e grupit parlamentar, nuk ka.

Nuk ka kushte kur kërkohet bashkim. Kushte në negociata nuk mund të ketë. Negociata prodhon rrethanat e reja dhe rrethanat e reja prodhojnë bashkimin.

Duhet bërë një bisedë e gjerë, ku mund të diskutohen të gjitha. Negociatat nuk nisin me përjashtim. Qëndrimin tim do e bëj të ditur, por di që arti i negociatës nuk nis as me kushtëzime paraprake, as me përjashtime paraprake,” tha Duma.