Grida Duma: Le të bazohemi tek forca e ndryshimit, ti tregojmë qytetarëve se çfarë do bëjmë ndryshe

572
Sigal

Grida Duma, anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, shprehet se protestat kanë qenë një mënyrë e mirë që ata zgjodhën.

E pyetur nëse Basha do të vazhdojë me rrugën e protestave, Duma është shprehur që kjo është gjëja më normale që mund të bëjë kreu i PD.

Ish-deputetja e PD ka shtuar se në protestat e organizuara Partia Demokratike ka pasur edhe intimidim, ku sipas saj u kanë thënë se nuk duhet të zgjedhin rrugën e të shkuarës, por sërish ata kanë vepruar sipas agjendës politike.

“Basha këtë e ka gjënë më normale. Protesta janë kryer në numër në sasi, jetëgjatësi dhe cilësi. Nuk kanë munguar kanë dashur që të intimidojnë. Duke na thënë se nuk jeni forca e së shkuarës por e së tashmes. Na kanë thënë qëndroni konstruktiv. Mos u bëni më protesta. Duam stabilitet. Por protestat kanë qenë më të mirat e mundshme. Gjëja pas protestës është më e rënda. Ne s’duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes. Duhet të bazohemi tek forca e ndryshimit. Ne duam patjetër të tregojmë çfarë do bëjmë ndryshe”, theksoi ajo.

Sipas saj protestat ishin rruga që e ka çuar opozitën që të shihet si një alternativë.

“Qëndrimi zyrtarë i PD është protesta dhe alternative. Besoj se jemi pranë momentit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme ky ka qenë qëndrimi.  Ne e dimë shumë mirë që pa protesta nuk do të arrinim këtu sot, protestat janë një mjet i domosdoshëm për arritjen e rezultati në çmontimin e pushtetit të Edi Ramës. Padyshim  edhe bërja e alternativës ne jemi më mirë jo e keqja më e vogël. Opozita shqiptare e ardhur në pushtet do të jetë opozita zgjidhëse. Opozita që e di që çfarë nuk shkojnë”, tha Duma.