Drejtonte makinën pa patentë, përplas shqiptarin që udhëtonte me djalin 6-vjeçar

423
Sigal

Një drejtues mjeti italian është në luftë me jetën, pasi u përplas pasditen e së dielës me makinën e tij me një tjetër makinë e cila drejtohej nga një shqiptar, në bordin e së cilës ndodhej edhe djali i tij 6-vjeçar.

Incidenti ndodhi në Vigevanese, pasi drejtuesi italian i mjetit ndryshoi korsinë e tij dhe u përplas ballë për ballë me automjetin që drejtohej nga shqiptari.

Shkaqet e aksidentit janë ende duke u shqyrtuar nga karabinierët, ndërsa mësohet se fajtor është drejtuesi italian i mjetit Smart, i cili ndodhet në koma në spital.

Më të lehta duken lëndimet për 31-vjeçarin shqiptar dhe djalin e tij 6-vjeçar që ndodheshin në automjetin Seat Ibiza, të cilët ndodhen të shtruar në një spital në Legnano.

Ndërkohë që nga aksidenti mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë të moshës, 26 dhe 30 vjeç.

Sipas karabinierëve, italiani 60-vjeçar e drejtonte mjetin me patentë të skaduar që nga viti 2017.

Vetë karabinierët janë duke u përpjekur të kuptojnë nëse drejtuesi i mjetit e humbi kontrollin e mjetit për shkak të përkeqësimit të papritur të shëndetit, apo nga një ‘çmenduri’ e momentit.