Greva e naftëtarëve, Kryemadhi: LSI i është drejtuar SPAK-ut për të hetuar aferën korruptive, rrogat e grevistëve sa dyshemeja e inceneratorit

278
Sigal

Fjala e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi gjatë bashkëbisedimit me gazetarët

Mirëmëngjesi dhe faleminderit për gatishmërinë në këtë orë të shpejtë se faktikisht jemi mësuar që bëjmë këto bashkëbisedimet me gazetarët janë me orare më të vona, por ne mendojmë që fillimi i mbarë është gjysma e punës kështu që dhe komunikimi me ju na jep energji komplet tjetër sepse na vendos jo vetëm përballë situatave dhe problematikave të gjithë problemeve që kanë qytetarët, por kanë të bëjnë edhe përsa i përket të gjithë problemit që kanë partitë politike, përgjegjësitë që ata duhet të marrin, ndaj qytetarëve dhe ndaj gjithë vendimeve që ato janë pjesë e saj.
Do të doja sot që ta filloja ditën duke shprehur dhe njëherë solidaritetin me gratë naftëtare, të cilat vazhdojnë që të jenë pjesë e grevës së urisë dhe vazhdojnë të qëndrojnë në grevë të urisë ku bashkë me to shumë shpejt, nëse nuk do të ketë një zgjidhje ose një reagim jo vetëm politik, por dhe njerëzor nga qeveria shqiptare, ata kanë bërë thirrje që do t’u bashkëngjiten dhe fëmijët e tyre.
Ne si LSI i jemi drejtuar SPAK-ut për të hetuar rreth kësaj afere korruptive, por edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucioni tjetër të cilët kanë për detyrë që jo vetëm të hetojnë, por dhe të vendosin para përgjegjësisë, duke patur parasysh që është një proces gjyqësor ku shteti shqiptar është me firmën fantazmë ose guaskë që normalisht janë mësuar ta përdorin sot dhe ka dalë si metodë e re për të lëvizur, mashtruar dhe përfituar nga paratë e buxhetit shqiptar dhe të pasurive shqiptare, ku ajo që është më e rëndësishmja dhe që duam të theksojmë është që përgjegjësia e shtetit shqiptar për rafinerinë e naftës së Ballshit është e drejtpërdrejtë, është shumë e thjeshtë sot.
Unë e sqarova dhe dje, por do të vazhdoj ta sqaroj çdo ditë, është shumë e thjeshtë që vetëm me të ardhurat që merren nga nafta, që u shiten qytetarëve shqiptar, është mundësia jo vetëm për të paguar pagat e naftëtarëve të cilët kanë një kohë të gjatë pa u paguar, por është dhe mundësia për të krijuar mundësinë e rifillimit të Uzinës, në mënyrë të tillë që këta naftëtarë dhe këta njerëz që punojnë në këtë rafineri jo vetëm të kenë mundësi për të marrë pagat e prapambetura, por dhe të kenë mundësinë e vazhdimit të jetës së tyre.
Prandaj ne do të vazhdojmë dhe do ta ndjekim hap pas hapi këtë proces, jo vetëm në kuadrin politik, por në kuadrin edhe administrativ për të ndjekur dhe për të kërkuar informacione edhe pse dosja është shumë e madhe përsa i përket përfshirjes së gjithë procesit që në momentin e privatizimit dhe deri në momentin që naftëtarët janë grevë urie, mjafton të kujtojmë që në vitin 2000 kur rafineria e Ballshit është ndarë si aset nga ALBPETROLI ka patur mbi 2000 punëtorë dhe pagat e tyre kanë qenë jo vetëm më të mirat për atë kohë, por ka qenë edhe një kompani e cila ka qenë fitim prurëse disa miliona euro. Rafineria e Ballshit ka qenë një rafineri e cila ka përpunuar të gjithë naftën bruto shqiptare ku kishte jo vetëm prodhimin e euro dieselit 3oktan por kishte dhe prodhime të tjera nën produkte me mbi 22 produkte. Nga ana tjetër unë po ri kujtoj edhe njëherë, Maqedonia e Veriut i cili është vend që nuk prodhon absolutisht naftë, nuk ka asnjë ka vetëm 240 fuçi në ditë që është thjeshtë një numër ose një gjë simbolike. Ne prodhojmë 23 mijë fuçi naftë në ditë dhe mjafton të shikojmë thjeshtë në bursë që çmimi i naftës në Shqipëri është 160 leke ndërsa në Maqedoninë e Veriut është 0,9 dollarë. Ça do të thotë, do të thotë që 70 leke për naftë për litër ju merrët shqiptarëve vetëm me taksë, kjo ka të bëjë me prodhimin e naftës se taksat për ti shpjeguar për ndonjë që nuk e kupton, se ka ndonjë që thotë janë taksa janë taksa. 70 lekëshi është për naftën e importit, pra naftën vendase ne nuk duhet ta tatojmë fare në bazë të akcizës. Pra minimumi në muaj janë 90 milionë euro që shteti shqiptar i fut në xhep vetëm për sa i përket numrit të përqindjes së çmimit të naftës që është mbi çmimin e naftës të Maqedonisë së Veriut. Nuk po merrem fare pastaj me cilësi se janë gjëra të tjera që ndodh në të gjithë tregun shqiptarë. Kështu që ato pagat e naftëtarëve janë vetëm 7 milion euro, është aq sa çka bërë dyshemeja e inceneratorit të Fierit që janë paguar nga buxheti i shtetit dhe që nuk dihet se kush është personi për të cilin po ndërton dhe po punon atje dhe aq më shumë për sa i përket obligimit njerëzor ndaj këtyre njerëzve.
Përsëri i bëj thirrje Bashkisë së Tiranës që të ulet dhe të nënshkruajë një kontratë sipërmarrje me banorët e Kombinatit, të pjesës mbi rrugë dhe të pallateve pupulite. Ndërkohë edhe Ministria e Ndërtimit me banorët e Vorës dhe zonave të tjera që janë të prekura nga tërmeti, ku ato banorët që banojnë në pallatet që këta i kanë nxjerrë jashtë, sepse janë jashtë funksionit energjia elektrike, uji i pijshëm, është e rëndësishme që këta banorë të kenë një kontratë dypalëshe ku janë pronarë si të banesës dhe të truallit ku është ndërtuar pallati që do të shembet. Një kontratë dypalëshe është garancia e vetme që këta banorë kanë, që nesër pasnesër, sido që të vijë, detyrimet ndaj firmave private që bashkia po u jep tendera për të bërë rindërtimin, edhe pse janë pa një plan projekt, do të jetë e vetmja garanci që do t’u japi të drejtën edhe për të fituar ose për të rifituar me këdo qeveri që të jetë.
Ju kujtoj që banorët e liqenit të Fierzës, edhe pse kishin një letër nga Komiteti Ekzekutiv i asaj kohe, sot e kësaj dite mund të jenë akoma pa marrë shtëpitë e tyre që i kanë humbur në liqen apo edhe shumë familje të tjerë që për arsye të veprave madhore, sot duke mos pasur asnjë letër dhe dokument, asnjë kontratë me shtetin që hyn garant mes privatit dhe banorëve, e bën të pamundur përfitimin e shtëpive dhe pronave të tyre.
Këto janë dy pika që sot për momentin janë shumë të rëndësishme, sepse nga takimet që kemi pasur janë çështjet kryesore. Për të mos vazhduar me pas me problemet që ka arsimi, bujqësia, largimi i të rinjve sidomos që çdo ditë e më shumë po ikin nga Shqipëria, edhe pse nuk po ikin nga kufiri se e kanë të pamundur, largohen në mënyrë ilegale që e bën akoma edhe më të palexueshme jo vetëm në statistika, por edhe për qytetarët shqiptar.