Grabitje dhe të vrarë në aeroportin e Rinasit!

467
Sigal

Nga Luan Rama, Zevendeskryetar i LSI

Sistemi i sigurisë në aeroportin e vetëm ndërkombëtarë nuk funksionon! Përsëri grabitje; grabitje dhe të vrarë në aeroportin e Rinasit! Për të disatën herë, grabitësit të armatosur, hyjnë në pistën e aeroportit, shëtisin nëpër pistë si ua do qefi, e shkojnë deri tek avioni ku gjendeshin paratë, i rrëmbejnë e prej andej, i bëjnë të fala Kryeministrit dhe qeverisë së tij, duke e përshëndesin për masat e marra dhe sistemin “funksional” të sigurisë!

Për koinçidencë, edhe kjo vjedhje ndodh në prag të zgjedhjeve, njësoj si grabitjet e mëparshme! Nuk mbetet tjetër gjë, vetëm pritet që kryeministri të dalë e të akuzojë opozitën për baltën dhe ziftin që po prodhon, për të bërë pis imazhin e qeverisë!

Ai që çfarë nuk tha kur iu dogj kërpudha e kryeministrisë, për vrasjen dhe grabitjen e 10 milionë eurove prej avionit në mes të pistës së aeroportit të Rinasit, nuk ka thënë ende asnjë fjalë! Kryeministër kërpudhor!