Gazetari i prestigjozes gjermane Bild, Piter Tide përmes një komunikimi ekskluzivisht për FaxNews dhe Faxweb.al ditën e sotme ka paralajmëruar se një tjetër shkrim do të publikohet së shpejti nga ai për shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.
Sipas gazetarit pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave, dhe shembuj nga rasti i Astrit Avdylit, i njohur ndryshe edhe si një nga të fortët e Shijakut.
Kujtojmë se gazetari gjerman u kryqëzua nga ana e qeverisë pas publikimit të artikullit të tij të parë, me pretendimin se ai ishte i blerë dhe kishte lidhje me opozitën, akuza të cilat i ka mohuar tërësisht. (Lexo këtu)
Njoftimi i gazetarit
“Përshëndetje, kam një histori të re … do të botohet sonte ose nesër në mëngjes … Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste … Me gjashtë rregjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht …
Ajo që kemi janë regjistrime – ne do të kemi gjashtë regjistrime në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit .. shembuj nga rasti i Astrit Avdylit.
Telefonata të bëra me politikan dhe votues.”
(FAXWEB/B.L)