Gjyqtari Gjermeni, shembulli i fitores së krimit e bandave mbi drejtësinë

435
Sigal

Artan Gjermeni nuk është një figurë e panjohur për publikun dhe mediat. Gati katër vite më parë ai u vu në qendër të vëmendjes pasi në Janar të vitit 2016 u raportua për plagosjen e një gjyqtari.

Ai ishte paraqitur në spital me plagë në formë therjeje. Rasti u konfirmua edhe nga bluzat e bardha, të cilët thanë se  gjyqtari Gjermeni ishte paraqitur me traumë shpuese në hapësirën ndërbrinjore, por pa depërtuar në mushkëri, duke saktësuar se  këto plagë ishin tipike si ato që shkaktohen nga armët e ftohta.

Kujtojmë se në vendin e ngjarjes, përveç gjurmëve të gjakut, policia gjeti në automjet edhe shumën e 18 mijë e 760 euro, si dhe një shumë prej 285 mijë lekësh të reja. Për këtë rast, hetimet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, e cila vetëm pak kohë më pas dhe konkretisht në muajin  prill të vitit 2016 i mbylli hetimet.

Gjithçka është mbyllur me arsyetimin se Gjermeni, nuk kishte pranuar që kjo çështje të hetohej.

Dhe ky gjyqtar sot dha “drejtësinë” për deputetin e opozitës.