Basha: Përveç Valdrin Pjetrit, këta janë kryebashkiakët socialistë të lidhur me krimin

624
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama e dinte shumë mirë se kush ishte Valdrin Pjetri, që ai e kandidoi për kryetar bashkie në Shkodër me 30 qershor, por sipas Bashës, i duhej për të garantuar trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore në rrugët që kalojnë përmes Shkodrës.

Ndërkohë Basha ka renditur emrat e kryebashkiakëve të tjerë socialistë të zgjedhur nga Rama që janë me rekorde kriminale sipas Bashes.

Ndërkaq Basha është shprehur se edhe “Valbona Sako në Durrës është e përshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim me krimin dhe përfaqësues të bandës Dako-Avdylaj, me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës.

Fjala e Bashës:

“E para: rasti i tij nuk është i shkëputur, sot një pjesë e mirë e bashkiakëve që Rama iu imponoi me dhunë shqiptarëve janë me të kaluar kriminale ose lidhje aktuale kriminale.

Pjerin Ndreu në Lezhë i nxjerrë nga lista e zeze e ambasadës amerikane për përfshirje në trafiqe kur punonte në polici, u rikthye deputet me Ramën. U kap me dosjen 184 ku dëgjuat përgjimet se si bën presion për mësuesit nëse nuk votojnë në Dibër për PS
Valbona Sako në Durrës është e përshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim me krimin dhe përfaqësues të bandës Dako-Avdylaj, me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës.

Artur Bushi në Krujë i dënuar për trafik droge, njësoj si Valdrin Pjetri.

Agim Kajmaku në Vorë, me dy identitete dhe përfshirë në aktivitete të paligjshme në Greqi

Dionis Ymeraj në Dibër, më të shkuar kriminale, në hetim për korrupsion i përfshirë në vjedhjen e votave, në bandën e Ymër Lalës.

Rakip Suli i ndjekur në konflikt interesi si deputet ku fitonte miliona euro me qira e kontrata.

Tërmet Peçi i ndjekur personalisht nga prokuroria për qindra kilogram kanabis.
Për Ergys Cyrben përfaqësuesin e bandës së Emiljanoi Shullazit, Rama nuk thotë asgjë.

Asgjë as për Ilir Ndraxhin përfaqësuesin në Kuvend të bandës së Avdylajve, as për Taulant Jarisin, Ulsi Manjën, Xhemal Qefalinë e Paulin Stërkaj të kapur në bashkëpunim me bandat për vjedhjen e votave.

As për bandën e Xibrakës të fabrikës së kokainës ku kanë dalë nga burgu autorët kryesorë, pse kanë dalë?

Askush nuk e mban mend Estref Halilin, që u shty drejt vetëvrasjes në paraburgim për 1 cigare hashash, kurse krerët e bandës së kokainës u shoqëruan drejt arratisë dhe ata që u kapën janë liruar, i mbrojti Rama se kështu mbrojti vëllanë të përfshirë direkt në fabrikën e kokainës në Xibrakë”.