Arrestohet shqiptari, vodhi smartphone në qendrën tregtare

449
foto ilustruese
Sigal

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi vodhi një smartphone në një qendër tregtare. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënën por vetëm sot është bërë e ditur nga mediat italiane.

Shqiptari 34 vjeçar i hoqi pajisjes elektronike pllakatën antivjedhje dhe kaloi kasën pa paguar me një smartphone që kushtonte 240 euro.

Ndalimi i tij u bë i mundur nga një roje sigurie që njoftoi edhe policinë.

Burri doli para gjykatës ku edhe u njoh me masën e sigurisë.