Gjykatat bien në “rrjetën” e tenderave, vulosin 110 milionë

137
Sigal

Tundimi për të ‘firmosur’ tendera miliona lekë ka ‘infektuar’ dhe dikasterin e drejtësisë, që ka në dorë dosjet abuzive të zyrtarëve. Gjykata e Tiranës, Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë shpenzojnë mbi 110 milionë lekë për mobilje zyrash, kondicionim, sigurim makinash dhe arredim ambientesh. Ndërkohë, qytetarët zvarriten me vite dyerve të gjykatave. Ja situata e pas-Reformës në Drejtësi dhe kolapsi vizual i ‘malit’ me dosje në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër

 Tundimi për të ‘vulosur’ tendera miliona lekë që do i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, duket se ka ‘infektuar’ dhe dikasterin e drejtësisë, që presupozohet që kanë në dorë dosje tenderash abuzive të institucioneve dhe zyrtarëve. Përmes procedurave që janë afishuar në buletinin zyrtarë të prokurimeve, duket sikur vëmendja kryesore e drejtuesve të Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Gjykatës së Lartë  dhe Gjykatës Kushtetuese nuk i ndahet vorbullës së shpenzimeve për mobilje, kondicionim, rikonstruktim ambientet deri te sigurimet e automjeteve, që edhe janë denoncuar më herët për çmimet e fryra me të cilat blihen.

E megjithëse qytetarët paguajnë për të tillë shërbime, ato nuk po arrijnë të marrin në kohë shërbim më kryesor në një shoqëri të shëndoshë demokratike, atë të drejtësisë. Kjo pasi Reforma në Drejtësi në vend që të sillte përmirësime në sistemin gjyqësor, solli vetëm stok dosjesh dhe po i bën ‘kurban’ shqiptarët të shprehjes :” Drejtësi e vonuar, drejtës e munguar!”

Gjykata e Tiranës 14 milion për mobilje zyre

Në kupolën e drejtësisë ndodhin padrejtësitë më të mëdha. Nuk ka pasur ndonjëherë besueshmëri tek gjykatat sipas raporteve dhe anketave të fundit, por mendonim se të paktën nuk abuzohet me buxhetin e shtetit. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me procedurën  “Blerje Mallra me numër  reference lotit: REF- 09290-06-12-2024 4. Ka shpallur kontratën  për pajisje mobilje/zyre” me fond Fondi limit: 1.415.000 lek pa TVSH.

Gjykata Kushtetueses 81 milionë lekë nga muret te sistemi i kondicionimit

Në Agjencinë e Prokurimit Publik, është publikuar tenderi me objekt “Rikonstruksioni i Godinës së Gjykatës Kushtetuese”. Sipas të dhënave të tenderit, fondi limit është përcaktuar në vlerën e 8.166.266 (tetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë lekë), i cili do të realizohet me marrëveshje kuadër. Afati i paraqitjes së ofertave është deri më datë 26 qershor. Por çfarë është përfshirë për rikonstruksion të godinës? Referuar dokumenteve të tenderit, specifikimet teknike janë nga projekti i zbatimit, punimet prishje dhe transport, muret, patinime lyerje, rrjeti i instalimeve elektrike, të telefonisë, dhe internetit si dhe rrjeti i instalimeve hidraulike. Ndërkohë ndërhyrje do të bëhen dhe në ndriçim tavanor, shtrim parketi, grila të brendshme e të jashtme, sistem kondicionimi etj.

Gjykata e Lartë

Tenderat për automjetet e luksit, që i përdorin funksionarët e lartë janë të zakonshëm në insitiucionet shqiptare, por mbrapa nuk kanë ngelur as gjykatat, ku nuk kanë munguar rastet kur janë prokuruar automjete fringo të reja me zero kilometra.  Edhe pse mjaft qeveri, madje dhe ato të vendeve më të zhvilluara ekonomikisht, kanë shkurtuar ndjeshëm buxhetet për këto lloje shpenzimesh, Shqipëria bën të kundërtën, i rrit ato. Gjykata e Lartë nuk ka mbetur pas edhe në garantimin e siguracionit të makinave. Dhe sipas dokumentave ka menduar që të shpenzojë rreth 15 milionë  për siguracion të mjeteve të transportit me kohëzgjatje deri në dhjetor.