Gjykata Europiane: Me pushtetin e Ramës,3.2% e oligarkëve zotruan 4.1 miliard euro

378
Sigal

Raporti i Gjykatës Europiane të Auditimit deklaron se 1 në 3 tendera që fitohet në Shqipëri janë të dyshimta. Ndërkohë që gjatë qeverisjes së majtë 11 oligarkë kanë fituar 2100 tendera dhe kanë përfituar pasuri marramëndendëse me privatizimet e pasurisë kombëtare. Bankat deklarojnë se 97% e shqiptarve zotërojnë 3.2 miliard euro ndërsa 3% e oligarkëve kanë 4.1 miliard euro me të cilat pensionet do të dyfishoheshin për 15 vjet rresht

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një argument më shumë se fëmijëror për të bindur lexuesit e Facebokut të tij se në qeverisjen e vet, nuk janë favorizuar oligarkët. Përmes një postimi kryeministri Rama ka ofruar disa shifra krahasuese sipas të cilave, nga viti 2006-2013 bizneset e mëdha kanë paguar 13 miliardë lekë taksa, ndërsa nga 2014-2019 kanë paguar 39 miliardë. “Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë krahasuese, e cila tregon fare qartë se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin që diçka të mbetet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Por kjo tabelë me ngjyra në fakt nuk do të thotë asgjë. Për një arsye të thjeshtë, se akuza për qeverisjen e Ramës është se ai e ka përqendruar ekonominë në pak duar klientësh të vet. Dhe nëse këta të paktë marrin çdo tender, çdo punë publike dhe çdo oportunitet që ofrohet në këtë vend, dihet që ata që fitojnë shumë do paguajnë edhe më tepër taksa. Problemi është se pasuria e tyre në raport me pjesën tjetër të shqiptarëve është rritur dhe pabarazia është thelluar. Kush e mban mend fushatën e Rilindjes në vitin 2013, ajo u bazua në një premtim kyç, taksën progresive. e cila do të përmbyste kurbën e pabarazisë. e cila atëherë sipas Ramës ishte në këto shifra: Vetëm 5 % e shqiptarëve kishin po aq pasuri sa 95% e pjesës tjetër të popullsisë. Por, gjatë qeverisjes së Rilindjes ky hendek është bërë më alarmant. Sipas raportit vjetor të agjensisë të depozitave rezulton se 3.2% e shqiptarëve zotërojnë së bashku rreth 4.1 miliardë euro depozita bankare. Pjesa tjetër prej 97% e individëve, e marrë së bashku, zotëron rreth 3.2 miliardë euro. Natyrisht në këtë rritje galopante të pabarazisë nuk ka ndikuar vetëm politikat aspak të ndershme të taksimit, por edhe pasurimi marramendës i një grupi të vogël oligarkësh, shumë pranë pushtetin që po rrëmbejnë pothuajse çdo pasuri të vendit. Sipas një Raporti të Kontrollit të lartë të Shtetit per 2918 theksohej se gjatë kësaj qeverisjeje vetëm 11 oligarkë kanë fituar plot 2100 tendera. Pikërisht ky akumulim i pasurisë kombëtare në vetëm disa duar i ka bërë shumë institucione të huaja të ngrejën zërin. Pikërisht kjo e bëri Gjykata Europiane të Auditimit, të mbërrinte në përfundimin se në Shqipëri 1 në 3 tendera është i dyshimtë. Dhe e gjitha kjo po ndodh nën qeverisjen e së “majtës” që pretendon se i ka marrë frymën me taksa oligarkisë.

Gjykata Europiane të Auditimit: Në Shqipëri 1 në 3 tendera është i dyshimtë. Dhe e gjitha kjo po ndodh nën qeverisjen e së “majtës” që pretendon se i ka marrë frymën me taksa oligarkisë