Gjosha: Zgjedhjet në LSI, procesi më i rëndësishëm për ne. Ja si mund të votojnë online të gjithë ata që s’kanë mundësi

237
Sigal

Anëtarët e LSI-së po votojnë këtë të shtunë për forumet drejtuese që do të përcaktojnë strukturat drejtuese të partisë.

Këtë proces po e ndjek nga afër ish-deputetja dhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila në një prononcim për News 24 foli për një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në këto votime, për të zgjedhur ekipin fitues, siç shtoi të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ky është procesi më i rëndësishëm i rizgjedhjes së strukturave për LSI. Këtu do zgjidhet ekipi fitues që do ta çojë LSI drejt fitores së zgjedhjeve të 25 prillit. Pjesëmarrja është e kënaqshme, ka energji dhe vrull. Risia që sjellim për anëtarësinë është votimi on line”,- tha ajo.

Gjosha shtoi se në zgjedhjet e LSI po zbatohen masat anticovid, ndërsa shtoi se vota e LSI vjen në masë nga gratë dhe nga rinia.

“Kjo na jep forcë të luftojmë edhe për to. 25 prilli do jetë një ditë shumë e madhe, do arrijmë një fitore të padiskutueshme. Kush nuk ka mundësi të votojë on line apo të aksesojë qendrat e votimit ne kemi përgatitur të rinj me tabletë që t’ju japim një mundësi që edhe ata të zgjedhin të preferuarin e tyre”,- tha ajo