Gjosha: Vendosmëri për t’i dhënë fund këtij regjimi që ka pushtuar vendin

241
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon fushatën e saj të takimeve në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit 2021.

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha duke marrë shkas nga një takim që ajo zhvilloi me gratë dhe vajzat e njësisë nr. 7 në Tiranë, shprehet se gratë janë një forcë e pashtershme jo vetëm për LSI-në, por për gjithë vendin.

Gjosha thekson se mes tyre ndjen vendosmërinë për t’i dhënë fund këtij regjimi që ka pushtuar vendin.

“Me gratë dhe vajzat e njësisë nr. 7 në Tiranë. Një forcë e pashtershme për LSI dhe vendin. Mes tyre ndjej vendosmërinë për t’i dhënë fund këtij regjimi që ka pushtuar vendin. Bashkë jemi shumë, bashkë do bëjmë ndryshimin!”, shprehet ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha teksa publikon dhe pamje nga takimi i mbajtur në Njësinë 7 në kryeqytet.