Gjokutaj: Statuti i ri i PD në fuqi, çdo vendim që merr Basha është nul. Duhet të dalë nga zyra

Avokati i njohur Genc Gjokutaj i ftuar në një emision analizoi zhvillimet brenda PD, nga pikëpamja juridike, pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga Kuvendi Kombëtar i PD në 11 dhjetor. 

Sot, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani dhe Ivi Kaso dorëzuan në Gjykatë statutin e miratuar nga delegatët e Kuvendit.

Sigal

Gjokutaj thotë se roli i Gjykatës është minimal në këtë rast, pasi vendimet janë marrë nga një organ i ligjshëm i PD, siç është Kuvendi Kombëtar.

“Gjykata në këtë rast ka rol pasiv, pasi statutin e ka miratuar me ndryshimet e tij një organ i ligjshëm, statutor, siç është Kuvendi i PD. Pse është i ligjshëm? Duhet të keni parasysh që në mbledhjen e kuvendit, statuti thotë mblidhet me kërkesën e kryetarit ose 1/4 e delegatëve. Rasti i zakonshëm dihet, është tashmë rasti klasik ku kryetari thërret Kuvendin, por është edhe rasti i jashtëzakoshëm nga 1/4 e delegatëve. Merrni një rast, si rasti në fjalë kur objekt në Kuvend është miratimi i statutit dhe shkarkimi i kryetarit, dy pika këto që ish-kryetari i PD, në mungesë të plotë të vullnetit të tij, nuk ka statut që nuk i jep rrugë kësaj pune. Pra, marrim rastin kur kryetari vdes, apo ndodhet në koma nga një sëmundje e pashërueshme, janë parashikuar rastet e jashtëzakonshme dhe statuti ka dhënë këtë zgjidhje, që në mungesë të vullnetit ose prezencës fizike, apo për një shkak tjetër analog, në mungesë të kryetarit, atëherë anëtarësia, delegatët thërrasin Kuvendin për të zgjidhur problemet të cilat nuk mund të zgjidhen me rastin klasik me kryetarin  i cili krijoi një situatë të tillë në PD. Dhe ligji prandaj është. Një situatë anormale ta sjellë në një hulli ligjore“, u shpreh Gjokutaj.

Por cilat janë hapat ligjorë për të nxjerrë Bashën nga zyra?

Gjokutaj thotë se Basha nga zyra ka dalë që nga momenti kur është votuar shkarkimi i tij në 11 dhjetor.

Vendimet që mbajnë firmën e Bashës, tha Gjokutaj nuk kanë asnjë vlerë ligjore, ndërsa shton se në fuqi tashmë është statuti i ri.

“Shkarkimi i tij nga Kuvendi, i ka hequr të gjitha kompetencat jo vetëm si kryetar, por mosqenia e tij kryetar e bën nul të gjithë zinxhirin e vendimmarrjeve të mëtejshme të Kryesisë së shkarkuar dhe vendimmarrjen e vetë kryetarit. Ky kryetar i vetëquajtur i tillë, duhet të ketë kurajon qytetare, civile dhe ligjore, të ndërmarrë hapa të tjetër, jo nëpërmjet bllokimit të institucionit, mbylljes së dyerve, forma këto primivie, sepse institucioni i përket vendimmarrjes dhe jo vravave e çelësave. Sipas mendimit tim, zoti Basha duhet të riformatojë qëndrimin e tij, antiligjor deri më sot, të ndërmarrë hapat e duhura, por jo në funksion të kryetarit, sepse nuk ka më kompetencë për të vepruar siç ka vepruar dhe tashmë mbi bazën e statutit të ri të PD, pasi statuti i mëparshëm nuk ekziston më“, tha avokati Genc Gjokutaj.