EMRAT/ Këto janë dy gratë që shajnë dhe ofendojnë te PD me urdhër të Bashës

526
Sigal

Dhuna verbale dhe fizike e ushtruar ditën e sotme në selinë e PD me urdhër të Lulzim Bashës, ndaj deputetes Albana Vokshit dhe anëtares së Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Evi Kokalari ka emër dhe ato janë dy gra, Drita Lamaj dhe Violeta Geci.

Këto janë dy badiguardet e Lulzim Bashës, që shanë dhe dhunuan sot fizikisht përfaqësueset e LDG-së, në momentin që hynë në selinë e PD-së, për të zhvilluar një takim të radhës si pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

Këto dy gra janë të njëjtat që kanë qënë në mbështetje të Lulzim Bashës edhe gjatë fjalës së tij në përvjetorin e PD-së në shkallët e selisë.