Ja sa u ka shkurtuar Covid-19 jetëgjatësinë e personave që jetojnë në Elbasan dhe Tiranë

153
Sigal

Covid-19 si kudo në Europë i ndikoi negativisht normat e jetëgjatësie, por në Shqipëri, virusi duket se ka dëmtuar më shumë jetëgjatësinë në personat që jetojnë në qendrën e vendit, zonë e cila është edhe me e zhvilluar ekonomikisht.

Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se, jetëgjatësia e popullsie në rajonin e qendrës së Shqipërisë (Tiranë-Elbasan) në vitin 2020 u ul me 2.8 vite në raport me vitin 2019.

Në vitin 2020, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri ishte 75,2 vjet për burrat dhe 79,6 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumë se burrat.

Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit. Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.

Shqiptarëve dhe maqedonasve iu shkurtua më shumë jeta në Europë nga pandemia e Covid-19

Jetëgjatësia e pritshme në lindje e shqiptarëve në vitin 2020 u shkurtua me 1.7 vite në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë.

Por, të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se pasojat e Covid-19 në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kanë qenë më të rëndat. Në Maqedoninë e Veriut, jetëgjatësia u shkurtua me 2.2 vite, më shumë nga të gjithë shtetet e tjera të Europës. Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë së Veriut. Të dhënat për Kosovën mungojnë. Për të gjithë Europën, jetëgjatësia shënoi një rënie prej -0.9 vjet.Monitor

Burimi: Eurostat