Gjiknuri: Qytetarët duan që projektet të ecin para

Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i PS, ka komentuar edhe garën për Bashkinë e Elbasanit, drejtuesi politik i PS-së në këtë Qark, Gjiknuri, u shpreh se kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, ishte një kandidat i fortë politik.

“Duke qenë se pati barrën kryesore, i’u desh të merrte koston e koaliciaonit. Njerëzit vlerësonin dhe besonin tek binomi bashki-qeveri, pasi qytetarët duan që projektet të ecin para. Ne kemi bërë një fushatë shumë të mirë. PD-në nuk e pash të strukturuar. Kjo i la shumë mbrapa. Kjo vjen edhe për shkak të gabimeve të hershme. Pra ka humbur funksionimin si parti. I duhet patjetër një rithemelim, pasi me këto personazhe, që u panë vështirë të jap një përfundim”,- tha Gjiknuri.

Sigal