Fshesa e qershorit/ Ja ministrat që nuk i duhen më Rilindjes pas shpërfilljes së aksioneve politike dhe dështimve të pazareve me fondet

134
Sigal

Ja si shpërfillja e  aksioneve politike të PS, dështimi i pazareve me fondet do u heq vizën e pushtetit minstreve.

Shenjën e parë për largimin e 4 ministreshave Ibrahimaj, Xhaçka, Krifca e Margariti, kryeministri e dha në zgjedhjet e 14 majit, kur i denigroi duke i përdorur si vëzhguese në sallat e numërimit të votave në Tiranë

Fitorja e 53 kryetarëve të bashkive, 60 këshillave bashkiakë dhe e 280 mijë votave më tepër se koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka çimentuar përfundimisht pushtetin e Edi Ramës në qeveri dhe në Partinë Socialiste, duke krijuar panik për grupet e nëndheshme që punojnë kundër tij.

Qysh para zgjedhjeve, kanë filluar të dalin zëra nga PS e qeveria, se Edi Rama do ta fillojë “fshesën” në fund të muajit qershor, pas konstituimit të këshillave bashkiak e kryetarëve.

Deri tani, në “rreth të kuq” janë futur 4 ministre shumë të afërta me Bablokun, të cilat i ka përzgjedhur vetë si të bukura, të besuara e të bindura, por edhe për lidhje personale, mirëpo nuk i ka më të nevojshme dhe do t’i zëvendësojë.

Edhe pse ka sundim absolut prej sulltani në parlament, qeveri, PS e pushtetin lokal, Edi Rama po mendon për vitin 2025, prandaj i duhen emra të rinj në qeveri e parti, që të japin kontribute administrative e politike, që dinë të mbulojnë konsumimin e tre mandateve.

Po flitet, se e para që do shkarkohet është ministrja Delina Ibrahimaj, duke i lënë në kurriz degradimin e financave; rritjen e evazionit fiskal; borxhet për të paguar borxhet; dhe rënien e lirë të ekonomisë; korrupsionin me pasuritë e sekuestruara dhe tenderët ‘pa leje e pa dijeni’ të Edi Ramës. Themi duke ia lënë mbi kurriz pasi me të gjitha këto pasi të gjitha këto i ka administruar vetë kryeministri me “delfinin” e tij Belinda Balluku… Përveç kësaj, ministrja Delina Ibrahimaj ka dhënë pak ose aspak kontribut në parti, që për Edi Ramën është kriteri bazë i një ministri, mbasi siç e kemi parë këto 10 vite, ai fiton me propapagandë e jo me tregues ekonomikë.

Pavarësisht lidhjeve të forta personale që kanë, Babloku do shkarkojë edhe Olta Xhaçkën, për të justifikuar skandalin me largimin e Ambasadores Yuri Kim dhe emërimin e motrës së Nuredin Dumanit në zyrën e NATO; por sidomos, për faktin që pazaret Xhaçkës me Amant Josifin, që u bënë shkak të zbulohej përfshirja e Olsi Ramës në rrjetin mafioz Call-Center.

Sado i lidhur të jetë me Olta Xhaçkën si person, ai nuk mund të mbajë dot më në qeveri, mbasi ajo ka përdorur për interesa personale diplomacinë ekonomike, ka dështuar në tërheqjen e investimeve të huaja; ka rënë reputacioni i Shtetit te partnerët dhe ka krijuar përfaqësi diplomatike me nivele të ulëta, ndërsa në aspektin partiak është zero.

Jashtë qeverisë, do jetë në muajin qershor edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, mbasi është jashtë standardeve administrative e partiake të Edi Ramës, paçka se prej 3 vitesh e ka përdorur për tenderë fiktivë miliona Euro dhe për të nxjerrë shkollat në mitingje, ndërsa tani për miratimin e ligjit të basteve on-line, si gjoja “zhvillim sportiv e arsimor”.

Fatin e Ibrahimajt e Xhaçkës, do ketë edhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, që me vjedhjet e saj të hapura në fondet e BE, i dha goditje të fortë Edi Ramës e Qeverisë, pasi Gjermania dhe KE e kanë kallëzuar në SPAK për 132 milionë Euro vjedhje, ndërsa për aktivitet partiak ka qenë ‘nul’.

Do largohet dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, së pari sepse Babloku ka informacion që ajo ka “ngrënë mollë” prapa shpinës së tij, por dhe për shpërfillje të aksioneve politike të PS.

Shenjën e parë për largimin e 4 ministreshave Ibrahimaj, Xhaçka, Krifca e Margariti, kryeministri e dha në zgjedhjet e 14 majit, kur i denigroi duke i përdorur si vëzhguese në sallat e numërimit të votave në Tiranë.pamefleti