Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca/ Petrit Vasili: Boll më, Shqiptarët nuk janë për eksperiment!!

339
Sigal

Ditën e sotme, Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit që Gjermania ka pezullar vaksinimin me vaksinën AstraZeneca duke thënë se, shqiptarët nuk janë për eksperimente.

“Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca. Holanda,Danimarka,Norvegjia,Islanda,Letonia,Estonia,Austria, Bulgaria, Qipro, Estonia, Franca, Greqia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja e Suedia kane pezulluar lote te vecanta.
Shqetesim i madh i vendeve te medha dhe me nivele shkencore absolutidht te larta vetem e vetem per sigurine e vaksinave dhe per garantimin e integritetit te plote te vaksinave per qytetaret e tyre.”,- është shprehur Nënkryetari i LSI.


Reagimi i tij i plotë
:

Boll më, Shqiptaret nuk jane per eksperiment!!
Gjermania pezullon vaksinimin me AstraZeneca.
Holanda,Danimarka,Norvegjia,Islanda,Letonia,Estonia,Austria, Bulgaria, Qipro, Estonia, Franca, Greqia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja e Suedia kane pezulluar lote te vecanta.
Shqetesim i madh i vendeve te medha dhe me nivele shkencore absolutidht te larta vetem e vetem per sigurine e vaksinave dhe per garantimin e integritetit te plote te vaksinave per qytetaret e tyre.
Ndersa Ministrja e Shendetesise Manastirliu thote se:
“38 400 dozat e vaksinës AstraZeneca janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe ka filluar procesi i vaksinimit të mësuesve në Lezhë, në Krujë, në Lushnje, në Divjakë, etj.”
Ku e gjejne garancine dhe sigurine Edi Rama me kete ministren, apo shqiptaret jane qytetare te dores se dyte. Shqiptaret meritojne siguri te plota per vaksinat dhe jo vaksinimin elektoral te Edi Rames!
Boll eksperimente jane bere nga Edi Rama ne kurriz te shqiptareve ne nje vit Pandemi.
Keto eksperimente te Edi Rames qe nga mosberja e testimeve etj kane kushtuar jete njerezish dhe demtim te shendetit te mijra te tjereve si dhe dhjetra milione euro qe kane dale nga xhepat e qytetareve.