Gjeneral “Lisi”, lidhja mes qeverisë dhe trafikantëve

474
Sigal

RAI 3 nuk ndalet në investigimin e tij për trafikun e drogës dhe lidhjet e strukturave shtetërore dhe krimit me ata të Guardia Di Financa. Denoncimi i ish-oficerit të antidrogës Dritan Zagani: Kush është ‘Narkotrafikanti” që i dhuroi 30 mijë hektarë tokë në bregdet gjeneralit italian,drejtues i INTERPOL. Ja denoncimi i plotë

“RAI3” s’ndalet: Akte pronësie të falsifikuara po shfaqen në gjykata në Shqipëri

“Narkotrafikanti i dhuroi 30 mijë hektarë tokë në bregdet gjeneralit italian”

Televizioni prestigjioz italian “RAI3” vazhdon të transmetojë kronika, ku në fokus është trafiku i drogës në Shqipëri. Ndërkohë, në kronikën e fundit të transmetuar, “RAI3” flitet për historinë e aktpronësisë në bregdetin e Vlorës, ku përfshihet edhe një gjeneral italian të Guardia Di Finanza dhe drejtues i INTERPOL. Gjatë transmetimit të kësaj kronikë thuhet se një ish-gjenerali italian, pas daljes në pension, aktualisht drejtues i një shoqate kulturore italiane që operon në vendin tonë, i janë dhuruar mijëra metër katrorë tokë në bregdetin e Vlorës, si dhe shoqatës që ai drejton. Kronika e transmetuar nga “RAI3”: Ky dokument është një akt pronësie e dhuruar prej 30 mijë hektarë në një nga vendet më të bukura të bregdetit të Vlorës, një vend shumë i mrekullueshëm me turizëm gjithnjë e në rritje. Ai që përfiton nga kjo dhuratë është një fondacion i lindur për të mbështetur shkëmbimet kulturore mes Shqipërisë e Italisë me emrin vëllezërve Luca . M Eftimiadhi e Marco M. Eftimiadhi që janë larguar nga Shqipëria e sot janë shtetas italianë. President i këtij Fondacioni është Gjenerali i Guardia Di Finanza, që pak kohë më parë ka dalë në pension. Gjëja e çuditshme është se dhuruesi është A. Sh, një narkotrafikant i njohur i lidhur me mafian Sacra Corona Unita, i kërkuar për vrasje në Shqipëri dhe që aktualisht ndodhet në Florida. (Sipas 360grade.al)

Akuza e fortë: Kush është ‘Gjeneral Lisi’, lidhja mes qeverisë dhe trafikantëve?

Kronikat e njëpasnjëshme të televizionit shtetëror Italian, RAI 3, mbi sasinë në rritje të kanabisit në Shqipëri, janë kthyer në kryefjalën e ditës në vendin tonë. Mohimeve të kryeministrit Edi Rama mbi shifrat që u publikuan më herët, televizioni italian risolli për publikun një tjetër reportazh ku në hyrje të tij theksonte se, 12-fishimi i kanabisit në Shqipëri, krahasuar me një vit më parë, nuk ishte një “turp gazetaresk”, por shifër e konfirmuar. Por dje, ish oficeri i anti-drogës, Dritan Zagani bën një tjetër publikim të fortë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zagani, që ndodhet në azil politik në Zvicër, përmend një “gjeneral” me nofkën “Lisi”, që sipas tij ka lidhje të forta me narkotrafikantët. “Kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi, kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..!”, shkruan Zagani. Postimi i Dritan Zaganit: Loja filloi…! Kush është ky Gjeneral i “dashuruar” mbas narkotrafikantëve, çfarë detyrë kishte në vitit 2014, kur unë u arrestova, çfarë lidhje kishte ky me pisllëqet që Anna Poggi katranosi lidhur me çështjen time, kush ishte shefi i madh dhe kë solli aty, pasi iku Poggi, po ai pse iku më parë se të merrte detyrën, etj, etj pikëpyetje që akoma s’kanë një përgjigje publike mbi të vërtetën time edhe më gjerë, por më në fund po fillojnë të marrin kuptim me kaq pak program tv të TG3. Por mbi të gjitha një pyetje që do marrë shpejt përgjigje publike me dokumenta të provuara, kush është ura lidhëse mes narkotrafikantëve dhe gjeneralit Lisi, kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..! Dhe ta mendosh që unë dhe çështja ime isha një “hiç” për këta të plotfuqishëm mafioze me kollare…!