Gjekmarkaj-Alibeajt: Çoja vulën Berishës, mos lë alibi që do të ndjekin gjithë jetën

121
Sigal

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj del kundër Enekeled Alibeaj, duke i bërë apel që t’ia dorëzojë vulën e PD-së Sali Berishës. Gjekmarkaj sjell në vëmendje përplasjen mes dy grupeve në PD dhe pozicionimin e tij që prej atëherë.“Vulën kur e rimorëm nuk na u desh më. Nuk e përdorëm. Kolegë të dashur Enkeled, Gazment, Jorida, kthejani Sali Berishës vulën. Ti lëmë pallavrat jo ashtu jo kështu, demokratët andej, demokratët këtej. Do gëzohen njerëzit në bazë se nuk do hallakaten e capërlohen me njëri tjetrin. Personalisht e di që Sali Berisha është një politikan dhe intelektual i kalibrit të lartë, por njëkohësisht perfidy, sepse shërbehet nga një shpurë rrandokopësh folklorikë si gati gjithmonë. Me këtë nuk kam parasysh pothuaj asnjë nga 625 mijë votuesit e PD, por toga të caktuara ylyfelinjësh. E ka zhveshur PD nga cilësia duke ja shndërruar fytyrën në mënyrë sistematike për arsye dominimi e përvetësimi”, – shprehet ai. “Me shqetëson ‘non grata’ e tij, por shkolla politike shumë më tepër, poterexhinjtë folklorikë e zgrapës, që presin qarin pranë tij po kaq. Kjo nuk më pengon të pranoj se ai e përdor vulën, t’i njoh zotësinë. Ne jo. Ai ka njerëz, ne nuk paskemi 61 veta. Duket grotesk. Nuk është. E vërteta kjo. Çojani vulën kolegë dhe mos të rrinë njerëzit në ankth. Miq deputet mos prisni datën 15- shkoni sonte le të triumfojë bashkimi mes të mundurve dhe mundësit, përdhunuesit dhe të përdhunuarve, ofruesit dhe përfituesve, bujkrobit dhe robërve. Unë nuk do të vi e tek e fundit jam i bindur që nuk ma ndien askush mungesën asaj binaje. Unë si më sentimental se mohoj respektin qe kam për deputetët që gjenden tek Berisha, apo për të tjerë, që janë duke shkuar. Kjo është liria. Kjo ndjesi në të njëjteën kohë liria më jep për të bërë dëshmitarin e kësaj thyerje morale ku e reja shembet dhe e vjetra lulëzon gërmadhash. Por lirojeni robinjën vulë. Çojeni tek i zoti. Mos lini nga pas alibi, që do ju ndjekin gjithë jetën”,- shton ai.